
Certifikohen me sukses studentët e trajnuar për menaxhimin e të ardhurave personale në TBU
Në TBU, studentët pjesëmarrës në trajnimet mbi menaxhimin e të ardhurave personale, të organizuara nga pedagogët Prof. Dr. Elvin Meka, Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli dhe Dr. Aurela Braholli, tashmë janë certifikuar me sukses. Ky trajnim u mbështet nga Deutche Sparkassenstiftung für International Kooperation dhe u përqendrua në ruajtjen e balancës midis të ardhurave dhe shpenzimeve, duke ndihmuar studentët të mbajnë një standard të lartë cilësie në jetesën e tyre. Përmes metodologjisë pedagogjike të lojës (gaming), studentët u përgatitën për të përballuar sfidat financiare të jetës së përditshme.
Ky certifikim është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të tyre në menaxhimin e financave personale, dhe ky rrugëtim do të vazhdojë me trajtime të tjera inovative në të ardhmen!



