
“Dean’s list”, jepen certifikata dhe medalje për studentët dhe alumnit më të arrirë të TBU
Një event i ri dhe interesant mori jetë dje në TBU. “Dean’s List”, vlerësimi nga dekanët e Tirana Business University për studentët më të spikatur dhe me rezultatet më të mira, hodhi themelet e asaj që besojmë se do të kthehet në një traditë solide.
Dhjetëra studentë nga Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Fakulteti i Biznesit dhe Drejtësisë, si dhe disa Alumni të TBU, u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje nga dekanët Prof. Dr. Elvin Meka dhe Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli.
5 më të dalluarit prej tyre morën edhe medaljet “Cum Laude” të TBU.
Në këtë mënyrë, institucioni ynë i nxit studentët që të vazhdojnë të studiojnë me përkushtim për t’i ruajtur rezultatet e larta.




























