
Java e dytë e Shkollës Verore në TBU vijon me entuziazëm dhe energji pozitive!
Maturantë të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme po përfitojnë nga një program i pasur me leksione, aktivitete interaktive dhe eksperienca që i afron me realitetin universitar dhe botën e biznesit.
Në fokus të ditës ishte moduli mbi e-commerce, ku të rinjtë u njohën nga afër me bazat e ndërtimit dhe menaxhimit të një dyqani online. Përmes një përvoje praktike dhe ndërvepruese, ata mësuan si funksionojnë platformat digjitale të shitjes, rëndësinë e përvojës së klientit dhe strategjitë bazë për sukses në tregun online.
TBU vijon të fuqizojë të rinjtë me njohuri konkrete dhe të dobishme për orientimin e tyre drejt studimeve dhe karrierës.








