
Kompanitë e Grupit BALFIN në Panirin e Karrierës së TBU, vlerë e shtuar për studentët
Kolegët tanë nga kompanitë e Grupit BALFIN kanë qenë gjithmonë një pjesë shumë e rëndësishme për Tirana Business University. Përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore përbëjnë pikën e parë të kontaktit mes bizneseve të Grupit BALFIN dhe studentëve të TBU.
Në shumë raste, karriera të reja kanë nisur pikërisht në mjediset e TBU, ku pas dorëzimit të një CV-je gjatë Panairit tonë të përvitshëm të Karrierës dhe Talenteve, kanë pasuar intervistat në zyrat e kompanive dhe më tej, fillimi i rrugëtimeve profesionale që kanë çuar studentët tanë drejt niveleve të jashtëzakonshme të zhvillimit në karrierë.
Jemi tejet mirënjohës ndaj të gjitha stafeve të kompanive të Grupit BALFIN, të cilat na nderuan edhe këtë vit me praninë e tyre në një event kaq të rëndësishëm për studentët e TBU.











