
Loja e bursës online, studentët e TBU renditen të dytët mes gjithë universiteteve shqiptare
Studentët e Tirana Business University u renditën të dytët në kompeticionin e Stock Market Learning, një lojë që zhvillohet nga Bursa e Shtutgartit në Gjermani, për t’iu ofruar të rinjve një platformë simulimi të investimeve në bursë në kohë reale.
Loja e zhvilluar online dhe ku morën pjesë të gjitha universitetet publike dhe private në vend, me plot 116 pjesëmarrës, sponsorizohet nga Deutsche Sparkassenstiftung Fur International Kooperation, në kuadër të bashkëpunimit institucional me Autoritetin shqiptar të Mbikëqyrjes Financiare.
Studentët e TBU u renditën të dytët në kriterin e qëndrueshmërisë së portofolit, duke treguar zgjuarsi në përzgjedhjen e investimeve të gjelbra dhe në përmbushje të kërkesave të ESG. Ekipi ynë përbëhej nga studentët Endi Saliko, Megi Çereni, Samuele Ismalaj dhe Kristina Belevski.