
NEXTGEN ACADEMY: Eksperienca Praktike e Studentëve të TBU në BALFIN IT
Pas nisjes së edicionit të dytë të TBU NEXTGEN Academy javën e kaluar, studentët e TBU vijuan dje sesionin e radhës në zyrat e BALFIN IT mbi IT Operations.
Trajneri Violi Fifo udhëhoqi studentët në aplikimin praktik të njohurive mbi IT Operations dhe infrastrukturën e serverëve, duke i njohur nga afër me proceset reale të punës në sektorin e teknologjisë.
Gjatë sesionit, studentët u njohën me pjesët kryesore që përbëjnë një kompjuter ose server, si procesori (CPU), motherboard, RAM, hard drive (HDD, SSD, NVMe) dhe karta grafike, duke kuptuar funksionimin e secilit dhe rëndësinë e tyre në një sistem IT.
Kjo akademi ka për qëllim të lidhë njohuritë teorike të studentëve me praktikën profesionale, duke i përgatitur ata për hapat e parë drejt karrierës në fushën e IT.









