
NextGen Academy: Leksion Praktik për Studentët e TBU-së në Partneritet me BALFIN IT
Next Gen Academy ka hyrë në një fazë të rëndësishme për studentët e Tirana Business University. Në leksionin e radhës, këta të fundit ishin të pranishëm në zyrat e departamentit të Teknologjisë së Informacionit të Grupit BALFIN, që është edhe partneri i TBU në këtë akademi.
Studentët u njohën nga afër me Service Desk, ose më saktë, konfigurimin e një PC për një përdorues, që nga faza e formatimit, futjes në domain, konfigurimin e userit dhe të aplikacioneve. Gjithashtu, studentët u njohën edhe me Server & Storage, që përfshin njohjen me komponentët fizikë të një serveri, procesorin, RAM-in, power supply-n, si dhe krijimin e serverit virtual me Hyper-V.
Njëri nga grupet e studentëve u njoh nga afër me përditshmërinë e punës në Network, konfigurimet Firewall, konfigurimin e router-it, switch-it, wifi për një site të ri, si dhe vizitën në Balfin Retail Rack cabinet, TEG Communication room dhe DRS Site.
Në këtë leksion, ata u trajnuan nga përfaqësuesit e BALFIN IT: Sidrit Bardhi – Implementation & ServiceDesk Manager; Viol Fifo – ServiceDesk Specialist; Adrian Myftari – System Administrator; Elton Projko – Network Administrator; dhe Suen Alla – Network Specialist.
Kjo është një metodë mjaft efikase, që studentët, përveç teorisë, të njihen edhe me praktikën dhe përditshmërinë e botës së biznesit që lidhet me profilet që ata studiojnë, në mënyrë që të jenë në kontakt dhe të gatshëm për tregun e punës sa më shpejt.





