
Nisi Masteri i ri në Marketing Digjital & Komunikim në Tirana Business University.
Mbrëmjen e djeshme, Tirana Business University mirëpriti studentët e Masterit Profesional në Marketing Digjital & Komunikim, një program bashkëkohor i krijuar për profesionistët që synojnë të ndërtojnë karrierë të qëndrueshme dhe inovative në fushën e marketingut dhe komunikimit.
Ky program sjell së bashku studentë të motivuar dhe pedagogë me përvojë të thellë akademike dhe profesionale, duke ofruar një përvojë studimi që ndërthur teorinë moderne të marketingut me praktikat reale të industrisë.
Në fjalët e tyre përshëndetëse, Administratori i TBU, Dr. Altin Sholla, Rektorja, Prof. Dr. Vasilika Kume, Dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Drejtësisë, Prof. Dr. Elvin Meka, Drejtoresha e Programit të Masterit në Marketing, Dr. Aurela Braholli, si dhe Z. Gerti Boshnjaku, CEO & Founder, New Media Digital / Business Magazine Albania dhe pedagog në këtë program, theksuan rëndësinë që ky master ka në përgatitjen e profesionistëve të rinj të marketingut dhe komunikimit në një treg gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues.
Të pranishëm në event ishin pedagogë dhe ekspertë të ftuar që do të jenë pjesë e programit, të cilët ndanë vizionin e tyre për rolin transformues të marketingut digjital dhe komunikimit në bizneset e sotme.
Ky master ofron një qasje të thelluar dhe të aplikueshme në fushat e marketingut digjital, komunikimit strategjik, menaxhimit të reputacionit dhe krijimit të strategjive të integruara, duke e bërë atë një mundësi ideale për profesionistët që synojnë të avancojnë në këtë sektor në zhvillim të shpejtë.
Tirana Business University – Ku studimi çon drejt suksesit profesional.











