
Nisi Masteri në Menaxhim Hotelerie & Turizmi në Tirana Business University
Mbrëmjen e djeshme, Tirana Business University mirëpriti studentët e Masterit Profesional në Menaxhim Hotelerie & Turizmi, një program i dizajnuar për profesionistët që synojnë të ndërtojnë një karrierë ndërkombëtare në industrinë e turizmit dhe hotelerisë.
Ky program sjell së bashku studentë të motivuar dhe pedagogë me përvojë të gjerë në fushën e turizmit dhe menaxhimit hotelier, duke ofruar një përvojë studimi që kombinon njohuritë akademike me praktikat reale të industrisë. Programi fokusohet tek zhvillimi i aftësive menaxheriale, lidershipit dhe inovacionit në një mjedis ndërkombëtar.
Në fjalët e tyre përshëndetëse, Administratori i TBU, Dr. Altin Sholla, Rektorja, Prof. Dr. Vasilika Kume, Dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Drejtësisë, Prof. Dr. Elvin Meka, Drejtori i Programit të Masterit në Turizëm, Dr. Gerti Dajçi, dhe Presidenti i Hotelit Mondial dhe pedagog në këtë program, Z. Zak Topuzi, theksuan rëndësinë që ky master ka në përgatitjen e profesionistëve të rinj në industrinë e turizmit dhe hotelerisë.
Ata nënvizuan se programi synon të ndërthurë dijen akademike me eksperiencën praktike, duke i pajisur studentët me aftësi menaxheriale, lidershipi dhe inovacioni për t’u afirmuar në një treg gjithnjë e më ndërkombëtar dhe konkurrues.
Të pranishëm në këtë event ishin edhe pedagogë dhe ekspertë të ftuar që do të jenë pjesë e këtij programi, të cilët ndanë vizionin e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së turizmit dhe hotelerisë në Shqipëri.
Ky master ofron njohuri të thelluara për menaxhimin e hoteleve, strategjitë e turizmit, shërbimin ndaj klientit dhe inovacionin në industri, duke e bërë atë një mundësi unike për profesionistët që synojnë të avancojnë në këtë sektor dinamik.
Tirana Business University – Ku studimi çon drejt suksesit profesional.





















