
NJË SINERGJI E FORTË NË INOVACION: TIRANA BANK DHE TBU PËRFUNDOJNË EDICIONIN E DYTË TË STARTECH
Pas 6 javësh trajnimi dhe mentorimi praktik, edicioni i dytë i projektit Startech Hub përfundoi me sukses. Në eventin përmbyllës, tre studentët me projektet më të mira u shpërblyen, duke fituar mundësinë për internship pranë Tirana Bank, me synimin për punësimin e tyre në të ardhmen.
Në fjalën e tyre hapëse, Deputy CEO i Tirana Bank, Olivier Baur, dhe Administratori i TBU, Dr. Altin Sholla, theksuan rëndësinë e këtij programi dhe sinergjinë midis akademisë dhe industrisë. Ky projekt u realizua me mbështetjen e ngushtë të Departamentit të HR të Tirana Bank, drejtuar nga Bledjana Karafilaj, si dhe të trajnerëve nga departamentet e tjera të bankës.
Programi krijoi një hapësirë bashkëpunimi mes studentëve, teknologjisë dhe mentorimit, duke i kthyer idetë në projekte konkrete dhe duke forcuar aftësitë praktike të studentëve.
Ky edicion i Startech Hub është një dëshmi e qartë e përkushtimit të TBU-së për të lidhur dijen akademike me mundësitë reale profesionale, duke u ofruar studentëve eksperiencë praktike, mentorim të drejtpërdrejtë dhe rrugë drejt karrierave të suksesshme në teknologji dhe financë.









