
Një tjetër certifikim ndërkombëtar për studentët e IT në TBU
Studentët e programeve Master i Shkencave në Inxhinieri Software dhe Informatikë Ekonomike në TBU përmbyllën me sukses modulin “Database Foundations”, një program i ofruar në kuadër të partneritetit institucional të TBU, si anëtar i Oracle Academy.
Ky bashkëpunim me Oracle Academy sjell vlera të shtuara për institucionin tonë, duke ofruar përmbajtje ndërkombëtare, kompetenca të kërkuara nga tregu i punës, dhe certifikime të njohura globalisht.
Fokusi ynë kryesor janë studentët, të cilët, përmes këtij moduli, fitojnë njohuri të thella mbi bazat e bazave të të dhënave, modelimin relacionar, normalizimin dhe gjuhën SQL, të gjitha të nevojshme për zhvillimin profesional në fushën e IT dhe analizës së të dhënave.
Në javët në vijim, këta studentë do të kenë mundësinë të përfundojnë edhe modulin e dytë “Programming with SQL” nga Oracle Academy, një hap tjetër i rëndësishëm drejt formimit të plotë në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Bazave të të Dhënave”, nën udhëheqjen e pedagogut, PhD (C) Endri Plasari.