
Open Day në TBU, maturantët e disa gjimnazeve nga Tirana trajnohen në Saving Games
Maturantët e gjimnazeve të kryeqytetit Sami Frashëri, Qemal Stafa, Partizani, Eqerem Çabej dhe Besnik Sykja, u njohën këtë fundjave me Tirana Business University, ku kaluan një ditë interaktive dhe formuese. Ata u pritën nga stafi dhe studentët e universitetit tonë, ku patën mundësi që të trajnoheshin mbi Saving Games. Loja e Kursimit, një trajnim që TBU e zhvillon në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung for International Cooperation, orienton të rinjtë drejt qasjeve inovatore dhe zgjidhjeve të problematikave që mund të kenë në përditshmërinë e tyre, si në sipërmarrje ashtu edhe në jetë. TBU është gjithnjë pranë të rinjve, për t’i orientuar dhe frymëzuar ata, për hapat e ardhshëm që do t’iu duhet të ndërmarrin, në rrugëtimin akademik që ata do të zgjedhin.








