Sipërmarrësit e suksesshëm mblidhen në TBU për tu konsultuar me Samir Manen
Si një Universitet që lidh më së miri botën e biznesit me atë akademike, u zhvillua dje në Tirana Business University, në praninë e të ftuarit special z. Samir Mane, president i Grupit BALFIN, themeluesit të TBU z. Artan Hoxha dhe administratorit të TBU, z Altin Sholla, takimi i radhës i Entrepreneur Club nga Bloconomy.
Bloconomy është iniciativa e cila ka në fokus të krijojë komunitetin më të madh të sipërmarrësve në Shqipëri dhe të sipërmarrësve shqiptarë të diasporës. Nga diskutimi i zhvilluar, z. Mane ju përgjigj pyetjeve të sipërmarrësve, duke folur për sfidat dhe benefitet e të bërit biznes në Shqipëri, synimet e tij për tregun global të botës së biznesit, këshilla drejt sipërmarrësve për bizneset që ata kanë, market research, etj. Z. Mane tha se “loja” e biznesit nis aty kur ti merr përsipër risqe të mëdha.
Administratori i TBU z. Altin Sholla, u shpreh se Universiteti po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një katalizator të fuqishëm që lidh dy botë të rëndësishme, atë të dijes dhe sipërmarrjes, duke i shërbyer shumë studentëve dhe brezit të ri, që të integrohen në mënyrë të shkëlqyer me sipërmarrjen dhe tregun e punës.