
Sot, në kuadër të serisë CEO Talks, studentët e TBU patën mundësinë të ndjekin një sesion inspirues me Ing. Diego Pisa, CEO i Teleperformance Italy Group.
Gjatë diskutimit, ai ndau perspektiva të rëndësishme mbi lidershipin modern, rolin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në transformimin e kompanive, si dhe mënyrën se si talenti njerëzor ndërthuret me inovacionin.
Studentët u angazhuan me pyetje dhe biseda, duke përfituar këshilla praktike mbi zhvillimin profesional, rritjen në karrierë dhe sfidat e tregut aktual të punës.
Një eksperiencë me vlerë, e cila kontribuoi realisht për gjeneratën e re të liderëve të së ardhmes.
Falënderojmë z. Diego Pisa për kohën, përvojën dhe perspektivat e ndara me studentët tanë.















