
Startoi Sezoni i Dytë i Programit StarTech nga Tirana Bank dhe Tirana Business University
Sot, më 22 Tetor, u lançua sezoni i dytë i programit StarTech, një iniciativë unike që bashkon Tirana Bank dhe Tirana Business University në një sinergji frymëzuese midis akademisë dhe sektorit bankar.
Gjatë një periudhe 6-javore, studentët e TBU do të trajnohen nga departamente të ndryshme të Tirana Bank, duke përfituar njohuri praktike, eksperienca reale pune dhe mentorim profesional. Programi do të përmbyllet me një Bootcamp final, ku do të përzgjidhen tre studentët më të mirë për një internship me pagesë pranë Tirana Bank, ndërsa talentet më të spikatura do të punësohen pranë bankës.
Kalendar i programit:
- 22 Tetor – HR Department
- 29 Tetor – IT Operations Department
- 05 Nëntor – Information Security Department
- 12 Nëntor – Digital Transformation Department
- 19 Nëntor – IT Development Department
- 26 Nëntor – MIS & Budgeting Department
Programi u prezantua nga:
- Samel Kruja, Drejtuese e Projekteve, TBU
- Xhesika Boboli, Senior Talent Acquisition & Employer Branding, Tirana Bank
- Xheni Tashi, Senior Talent Acquisition & Employee Engagement, Tirana Bank
Ky program përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për studentët për të ndërtuar ura midis teorisë dhe praktikës, duke u bërë pjesë e botës dinamike të inovacionit dhe teknologjisë në sektorin bankar.








