Strategjia Kombëtare e Praktikave të Punës, dëgjesë me ekspertët në TBU
Tirana Business University mikpriti në mjediset e saj, një event të rëndësishëm, ku bota e biznesit dhe ekspertët e saj ofruan praktikat më të mira dhe përvojën e tyre në funksion të praktikave të punës dhe punësimin e të rinjve.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Femijët, Znj. Bora Muzhaqi, e cila u duk mjaft entuaziazte për rezultatet e takimit.
Ajo u shpreh se sugjerimet e vyera të eksperteve të burimeve njerëzore, janë një kontribut i çmuar për strategjinë kombëtare të praktikave të punes, që po ndiqet me mjaft interes nga dikasteri i saj. TBU është gjithnjë e gatshme të japë ndihmesën e saj në nivel ekspertqësh kur është fjala për aftësimin profesional dhe punësimin e të rinjve, që është një nga misionet e saj.
Administratori i TBU, Altin Sholla, drejtoi takimin, ku pjesmarrës ishin drejtues nga Burimet Njerëzore të Grupit BALFIN dhe disa prej koimpanive të këtij Grupi si Spar Albania, Neptun Albania, ACREM që menaxhon qendrat TEG dhe QTU, Balfin Real Estate, Fashion Gropup Albania, etj. Gjithashtu të pranishëm ishin përfaqësues edhe nga biznese të tjera të rëndësishme në Shqipëri dhe jo vetëm, si Otp Bank, Lufthansa, NOA, Pedersen&Partners, SFC. Dekanët dhe pedagogët e TBU dhanë gjithashtu mendimet e tyre lidhur me temën në këtë tryezë.