
Studentët e TBU shkëlqejnë në Finalen Kombëtare të Debatit, vendi i dytë për ekipin tonë!
Pas një rrugëtimi të mbushur me sfida, përballje të forta dhe ide të thella, studentët e vitit të parë në Tirana Business University u shpallën fitues të vendit të dytë në Finalen e Madhe të Kampionatit Kombëtar të Debatit Universitar.
Endi Saliko, Danja Nanaj, Kedri Dyrmishi dhe Ergi Cjapi përfaqësuan TBU në një debat përballë Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, ku të dy ekipet finaliste sollën argumente të fuqishme rreth temës:
“Të rinjtë si agjentë ndryshimi: utopi apo realitet?”
Studentët tanë treguan mendim kritik, bashkëpunim dhe zotësi të jashtëzakonshme në ndërtimin e argumenteve, duke përfaqësuar me dinjitet vlerat akademike të TBU.
Çmimi i dytë u dorëzua nga përfaqësuesit e TITAN Albania, z. Dritan Nako, gjatë një ceremonie të veçantë ku të pranishëm ishin edhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
Urime ekipit të TBU për përkushtimin dhe performancën e shkëlqyer!


