TBU mbështet edicionin e 12-të të Albanian ICT Awards
Tirana Business University, sponsor krenar në edicionin të 12-të të Albanian ICT Awards. Në një kohë kur teknologjia dhe inovacioni ndryshojnë me shpejtësi, ne besojmë në fuqinë e të rinjve dhe talentit të tyre për të shndërruar ide në realitet. Kjo është arsyeja pse TBU është krenare që mbështet konkurse si Albanian ICT Awards, që inkurajojnë dhe suportojnë kreativitetin dhe aftësitë e reja në fushën e teknologjisë.
Në natën gala organizuar nga ICTS Awards, të ftuar në këtë event Administratori i TBU, z. Altin Sholla dhe dekanët e TBU, Prof. Assoc.Dr. Indrit Baholli, dhe Prof.Dr. Elvin Meka, kishin kënaqësinë të akordonin cmimin që i dedikohej të rinjve në Teknologjinë e Informacionit nga mosha 16 deri 21 vjec.
Tirana Business University është një nga sponsorat dhe mbështësit kryesorë të këtij Konkursi duke ju bashkuar kështu nismës së përbashkët, për të mbështetur inovacionin dhe të rinjtë. Albanian ICT Awards është një konkurs i shquar i inovacionit në Shqipëri, për promovimin e zhvillimit teknologjik dhe inovacionit në vend. Ky bashkëpunim tregon përkushtimin tonë për kultivimin e potencialit të inovatorëve të rinj në teknologji, inovacion, sipërmarrje dhe shkencë. Pjesëmarrja jonë jo vetëm ndihmon në rritjen e këtyre talenteve në zhvillim, por gjithashtu pozicionon Tirana Business University në krye të inovacionit teknologjik.