Tirana Business University mbështet edicionin e 7-të të Re-Debate nga LIBURNETIK
Duke vlerësuar rëndësinë e mendimit kritik dhe lirisë së shprehjes për ecurinë e të rinjve, Tirana Business University mbështeti edicionin e 7-të të Re-Debate, të organizuar nga Organizata LIBURNETIK.
Re-Debate një project i cili ka përfshirë 48 shkolla nga e gjithë Shqipëria, duke sjellë së bashku shkolla të mesme publike, private dhe profesionale.
Përmes projektit Re-Debate, synohet të nxitet mendimi kritik tek të rinjtë dhe të promovohet rëndësia e debatit si një mjet edukativ që i ndihmon ata të zhvillojnë aftësitë e tyre për argumentim, analizë dhe komunikim efektiv. Ky event jo vetëm që promovon aftësitë debatuese të rinisë, por gjithashtu shpalos një vështrim të thellë në çështje të ndryshme që kanë ndikim në shoqërinë tonë. Nxënësit që marrin pjesë në Re-Debate mësojnë të analizojnë çështje të ndryshme, të strukturojnë argumentet e tyre dhe të mbrojnë pikëpamjet me respekt dhe integritet.
I gjithë ky program është zhvilluar në 4 faza, në fazën e parë, janë realizuar trajnime në këto shkolla, në 13 qytetet kryesore të vendit. Faza e dytë ka përfshirë debatet në nivel qyteti. Pas përfundimit të fazës së dytë, bazuar në pikëzimin e tyre, 16 skuadrat me më shumë pikë kanë mbërritur në Tiranë për Fazën Eliminatore, ku kanë vazhduar me fazën Çerekfinale dhe Gjysmëfinale.
Në 11 Qershor u zhvillua faza finale katër skuadrat më të mira finalizuan Kampionatin Kombëtar të Debatit në një përballje epike dhe emocionuese.
Pika kulmore e këtij programi ishte finalja e madhe, një përballje e fuqishme midis shkollës “Harry T. Fultz” dhe shkollës “Sami Frashëri”, ku kjo e fundit doli kampione pas një debati mbi temën e kohës: Emigracioni apo Qëndrimi në Shqipëri.
Në këtë finale kishte kënaqësinë të ishtë prezent dhe Administratori i TBU, ku kishte privilegjin të akordontë çmimin special për “Debatuesin më të Mirë.”
Jo vetëm, por të gjithë pjesëmarrësit përfituan trajnim praktik të vlefshëm dhe përmirësuan aftësitë e tyre të debatit. Në TBU, ne jemi të përkushtuar për të nxitur mendimin kritik, kulturën e debatit dhe të folurit publik midis studentëve. Këto aftësi janë thelbësore në botën e sotme, dhe ne do të vazhdojmë të investojmë në programe që promovojnë arsim cilësor dhe rritje intelektuale.