
TBU në Panelin e Festivalit t Gazetarisë në Tiranë për sfidat që presin të rinjtë dhe informimin
Festivali i Gazetarisë PYET, i organizuar nga Qendra 5 dhe i zhvilluar në Piramidën e Tiranës me suportin e Fodacionit Mane, mblodhi gazetarë, studentë dhe akademikë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e gazetarisë në epokën digjitale dhe të inteligjencës artificiale. Në këtë aktivitet, Tirana Business University College pati një rol të rëndësishëm, jo vetëm përmes kontributit të saj në formimin e profesionistëve të rinj të komunikimit dhe medias, por edhe përmes përfaqësimit në panelin e diskutimit. Administratori i TBU, Dr. Altin Sholla, ishte i ftuar në panel, ku theksoi rëndësinë kritike që kanë sot sfidat e informimit të saktë, si dhe nevojën për t’u mbrojtur nga lajmet e rreme dhe platformat me rrezikshmëri teknologjike. Ai nënvizoi gjithashtu rolin kyç që do të kenë studentët e ardhshëm që dalin nga bankat e TBU, të cilët duhet të jenë të pajisur jo vetëm me njohuri teknike, por edhe me aftësi jetike për të garantuar cilësi, etikë dhe besueshmëri në informacion.
Përmes programeve Master në TBU si ai në Digital Communication dhe përfshirjes në aktivitete të tilla, Universiteti rikonfirmon angazhimin e tij për të përgatitur profesionistë të aftë për të përballuar sfidat e një mjedisi mediatik gjithnjë e më kompleks.









