
TBU njoftim punesimi – Sekretare Mësimore
Pozicioni vakant: Sekretare Mësimore
Departamenti: Sekretaria Mësimore
Raporton te: Kryesekretarja
Lloji i kontratës: Me kohë të plotë
Vendi i punës: Tiranë
Përmbledhje e rolit
Sekretarja mësimore është përgjegjëse për mbështetjen administrative të proceseve mësimore dhe akademike të Universitetit. Ajo siguron koordinimin e dokumentacionit të studentëve dhe stafit pedagogjik, mban komunikimin e rregullt me strukturat e tjera të universitetit dhe garanton një shërbim efikas ndaj studentëve dhe pedagogëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Administron dosjet e studentëve (regjistrime, transferime, nota, lëshim dokumentesh zyrtare).
- Koordinon proceset e regjistrimit, transferimit dhe diplomimit të studentëve.
- Asiston pedagogët në proceset administrative (dokumente, orare, komunikime).
- Përgatit raporte periodike mbi ecurinë akademike dhe statistikat e studentëve.
- Mban kontakte të vazhdueshme me studentët për informacione zyrtare dhe udhëzime administrative.
- Siguron ruajtjen dhe përditësimin e të dhënave në sistemet elektronike të universitetit.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Diplomë në nivel Bachelor (preferohet në Administrim Biznesi, Shkenca Sociale, Edukim, ose fusha të ngjashme).
- Përvojë pune + 3 vjecare në pozicione të ngjashme akademike.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe komunikim).
- Përdorim shumë i mirë i kompjuterit dhe programeve MS Office (Word, Excel, Outlook).
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj studentëve/pedagogëve.
- Organizim dhe menaxhim i mirë i kohës, saktësi dhe korrektësi në punë.
Dokumentat e nevojshëm për aplikim:
- CV,
- Letër motivimi,
- Letër reference në hr@tbu.edu.al deri më 10 tetor 2025.