TBU pjesë e Forumit të parë të Ligës së Universiteteve Gjon Durrahium, trajtohet ndërkombëtarizimi
Tirana Business University ishte e pranishme dje në aktivitetin që u zhvillua mbi ndërkombëtarizimin dhe nevojën për ndryshime ligjore që ishin në fokus të forumit të parë të Ligës së Universiteteve Gjon Durrahium, një shoqatë që ka në përbërjen e saj rreth 12 universitete dhe kolegje të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri.
Tirana Business University u përfaqësua në këtë formum nga Rektorja Prof. Dr Vasilika Kume, administratori Dr. Altin Sholla, Dekanët Prof. Dr. Elvin Meka, dhe Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli dhe nga dhjetëra pedagogë.
Në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe tre ministrave të qeverisë, kryetari i Bordit të Ligës së Universiteteve, prof. dr. Ethem Ruka dhe rektorët shpërfaqën nevojën dhe problematikat që hasen sot në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.
Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë bëri bashkë qeverinë dhe universitetet në forumin e parë të organizuar nga Liga e Universiteteve Gjon Durrahium. Kryetari i Bordit, prof. dr. Ethem Ruka dhe rektorët e universiteteve zhvilluan një diskutim mbi sfidat dhe nevojat për ndryshim për të lehtësuar procesin e ndërkombëtarizimit. Aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama dhe tre ministrave të qeverisë: ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga stafet akademike dhe drejtues të universiteteve publike dhe jopublike.
“Liga e Sipërmarrësve në Arsim”, është krijuar dhe është regjistruar si organizatë jofitimprurëse, me fokus rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe nxitjen e kërkimit shkencor.
Duke mëtuar fillesat e arsimit të lartë në Shqipëri, më 12 nëntor të 2024, shoqata ka marrë emrin John of Dyrrachium University League, me kryetar Bordi, ish-ministrin e Arsimit, prof. dr. Ethem Ruka.
Ajo ka në përbërje dhjetë universitete dhe kolegje jopublike në Shqipëri: Universiteti Luarasi; Universiteti Europian i Tiranës; Universiteti Polis; Universiteti Aldent; Universiteti Metropolitan i Tiranës; Tirana Business University; Kolegji Universitar i Biznesit; Canadian Institute of Technology; Kolegji Profesional i Tiranës dhe Kolegji Universitar Qiriazi.
Liga e Sipërmarrësve në Arsim”, është regjistruar si organizatë jofitimprurëse me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 5663, “Për regjistrimin si person juridik”, datë 09.10.2017.
Shoqata ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e arsimit të lartë, arsimit të lartë profesional dhe kërkimit shkencor si brenda vendit ashtu edhe në promovimin e tij jashtë Shqipërisë. Shoqata do të advokojë dhe lobojë për orientimin e politikave në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, për përmirësimin e kuadrit ligjor e rregullues, në funksion të liberalizimit të atij sektori përmes aktiviteteve si konferenca, tryeza të rrumbullakëta, trajnime, tryeza debati me grupe interesi, botime etj.
Në mbledhjen e anëtarëve themelues me datë 12.11.2024 është vendosur pranimi i anëtarëve të rinj, me autorizimin e sipërmarrësve të këtyre shpk, për t’u pranuar në Shoqatë, si më poshtë:
- Universiteti Metropolitan i Tiranës.
- Kolegji Universitar Qiriazi.
- Universiteti “Luarasi”.
- Universiteti Aldent
- Kolegji Profesional i Tiranës
- Canadian Institute of Technology
- Universiteti “Polis”
Në këtë mbledhje me vullnetin unanim të anëtarëve të Asamblesë së Shoqatës u morën vendimet si vijon:
- Emërtimi i ri i Shoqatës Liga e Universiteteve Gjon Durrahium, në nderim të Gjon Durrsakut, personalitet i njohur që doli nga dyert e Universitetit Mesjetar tëDurrësit.
- Emërimin e z. Ethem Ruka, Rektor i Universitetit Luarasi, personalitet në fushën e arsimit dhe shkencës, ish ministër i arsimit dhe shkencës, si Kryetar i Bordit Drejtues të Ligës së Universiteteve Gjon Durrahium.
Gjithashtu kanë paraqitur kërkesën për anëtarësim dy IAL-tëreja: Universiteti Epoka dhe Kolegji Universitar i Biznesit.
I gjithë dokumentacioni është paraqitur për depozitim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për miratimin e ndryshimeve.