
THE MATRIX CHALLENGE 2026 – NJË SFIDË QË TË SFIDON MENDJEN!
Sot, Tirana Business University u kthye në qendër të kreativitetit, logjikës dhe strategjisë rinore. Mbi 90 maturantë nga gjimnazet më të mira të Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit dhe Librazhdit morën pjesë në një garë unike që testoi memorien, logjikën dhe kreativitetin e tyre.
Gjatë pesë niveleve intensive, pjesëmarrësit përjetuan momente emocionuese dhe sfiduese, duke e shndërruar këtë event në një stërvitje për mendjen më shumë se sa një konkurs.
Fituesit e Matrix Challenge 2026:
• Vendi i Parë: Daniel Qose – Kolegji Turgut Ozal, Durrës
• Vendi i Dytë: Jurgen Allmuca – Gjimnazi Gjergj Canco, Tiranë
• Vendi i Tretë: Soel Behari – Shkolla Numani, Fier
Mirënjohje për të gjithë maturantët pjesëmarrës për përkushtimin dhe seriozitetin e tyre.









