
Zgjedhja e universitetit të duhur do të thotë zgjedhja e së ardhmes
Intervistë me Prof. Dr. Vasilika Kume, Rektore e Tirana Business University College.
Znj. Kume, pse është sot më e rëndësishme se kurrë zgjedhja e universitetit?
Sepse kjo zgjedhje nuk përcakton vetëm çfarë studentët do të studiojnë, por sidomos karrierën dhe jetën që do të ndërtojnë më pas. Universiteti nuk është më thjesht një vend për të marrë një diplomë, është vendi ku studentët fillojnë të formësojnë të ardhmen e tyre. Prindërit po bëjnë gjithnjë e më shumë pyetjet e duhura: A do të gjejë fëmija im një punë pas diplomimit? A do të fitojë aftësi praktike për të përballuar tregun e sotëm të punës? Sepse kostoja e një zgjedhjeje të gabuar është shumë e lartë. Ajo që të inkurajon është fakti se familjet po ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Këtë vit, në raundin e parë të aplikimeve në portalin U-Albania, Tirana Business University ishte ndër institucionet më të kërkuara në fushën e biznesit dhe teknologjisë. Për shkak të interesit të lartë, pjesa më e madhe e kuotave tona që janë plotësuar tashmë. Kjo tregon besimin në rritje ndaj universiteteve që ofrojnë më shumë sesa teori, por rezultate reale për karrierën.
Si duhet t’i qasen familjet kësaj zgjedhjeje? Çfarë duhet të kërkojnë?
Duhet të nisin me një pyetje thelbësore: Ku do ta çojë kjo diplomë fëmijën tim? Gjithmonë u them familjeve të kërkojnë prova konkrete. A ofron universiteti praktika profesionale? A ka zyrë karriere? A është i lidhur me botën e biznesit? A punësohen studentët, dhe jo pas disa vitesh, por gjatë apo menjëherë pas studimeve? Në TBU, gjithçka është ndërtuar mbi këto përgjigje. Që në vitin e parë, studentët tanë nisin praktikën. Ata nuk janë nxënës pasivë, por trajtohen si profesionistë të ardhshëm.

Cilat janë tendencat globale që po formësojnë arsimin e lartë dhe tregun e punës sot?
Po përjetojmë një transformim madhor. Digjitalizimi, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe ndërthurja e biznesit me teknologjinë po riformësojnë ekonominë globale. Çdo profesion, jo vetëm teknologjia e informacionit, sot kërkon aftësi digjitale. Arsimi duhet ta parashikojë këtë. Kjo është arsyeja pse kemi nisur një nga programet e para Master Shkencor në Shqipëri për Siguri Kibernetike dhe Data Science. Këto nuk janë tendenca të së ardhmes, por tashmë realitet. Pikërisht në përgjigje të kërkesave të larta që kanë bizneset, dhe duke përqafuar vizionin për zhvillimin e industrive në vend, kemi hartuar dhe po nisim edhe dy programe të rinj master. Për industrinë e mikpritjes ofrojmë Master në Menaxhim Turizmi dhe Hotelerie. Ky është master profesional, që fokusohet në një vit intensiv, përgatitje teorike dhe aftësim profesional që synon punësimin e drejtpërdrejtë. Masteri tjetër i ri po i paraprin zhvillimit në heshtje, por të lartë të një sektori të veçantë: Master në Marketing Digjital dhe komunikim. Ky master është platforma më e mirë për t’u hedhur drejt fushës me rritjen më të madhe eksponenciale të shërbimeve online. Marketingu digjital është zëri i epokës së tregtisë dhe biznesit sot. Studentët që e zgjedhin këtë program, jo vetm kan punsim t garantuar për shkak të nevojave të sektorit, por nxiten dhe mentorohen drejt themelimit të sipërmarrjes dhe start-up.
A po ecën Shqipëria me ritmin e këtyre zhvillimeve?
Po bëjmë përparim, por duhet të lëvizim më shpejt. Shqipëria është e mbushur me talente, por duhet të ofrojmë mjediset e duhura për zhvillimin e tij. Universitetet kanë rol kyç. Duhet jo vetëm të përshtaten, por të udhëheqin. Në TBU e marrim këtë rol me shumë seriozitet. Bashkëpunojmë ngushtë me biznesin, përditësojmë rregullisht programet mësimore dhe i japim prioritet mësimit praktik. Kështu përgatisim studentë jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe për mundësi ndërkombëtare.
Çfarë kërkojnë realisht sot bizneset nga të diplomuarit?
Kërkojnë gatishmëri. A mund të japë ky person kontribut që ditën e parë? A di të punojë në ekip, të mendojë në mënyrë kritike, të zgjidhë probleme dhe të komunikojë qartë? Studentët tanë mësohen nga profesionistë me përvojë dhe mentorë të dedikuar. Trajnohen ekstra për aftësitë ndërpersonale. Ata punojnë në projekte reale, bashkëpunojnë me kompani dhe marrin mbështetje nga Zyra e Karrierës. Kjo është arsyeja pse shumica e tyre punësohen përpara se të diplomohen.

Cilat janë programet më të kërkuara në TBU dhe çfarë i bën të veçanta?
Programet tona më të kërkuara janë:
• Administrim Biznesi (Marketing, Menaxhim, Financë)
• Inxhinieri Software
• Inxhinieri Kompjuterike
• Informatikë Ekonomike
Këto programe kërkohen shumë. Studentët nisin praktikat që në vitin e parë, punojnë ngushtë me profesionistë dhe zhvillojnë projekte që pasqyrojnë sfidat reale të tregut të punës. Gjithashtu investojmë shumë në zhvillimin e aftësive të buta, mentorim dhe frymën sipërmarrëse. Të diplomuarit tanë nuk janë thjesht të gatshëm për punë, por të gatshëm për zhvillim.
Shumë studentë mendojnë të studiojnë jashtë vendit. Çfarë do t’u thoshit atyre?
Studimet jashtë janë përvojë me vlerë, por nuk janë më e vetmja rrugë drejt suksesit. Në TBU ofrojmë diploma të njohura në BE, programe shkëmbimi ndërkombëtar përmes Erasmus+, dhe mundësi për përvojë pune reale gjatë studimeve. Shumë nga të diplomuarit tanë ndërtojnë karriera të suksesshme në Shqipëri ose jashtë, pa u larguar nga familjet e tyre apo pa krijuar borxhe të panevojshme. Ne besojmë se arsimi cilësor nuk ka pse të jetë larg shtëpisë, por duhet të jetë i përqendruar, i personalizuar dhe i lidhur me tregun. TBU është pjesë e Grupit BALFIN, grupi më i madh korporativ në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Është një avantazh i madh dhe shumë i rrallë në arsimin e lartë. Si pjesë e BALFIN, TBU ka akses të drejtpërdrejtë në një rrjet të gjerë kompanish lider në fusha si tregtia me pakicë, bankat, pasuritë e paluajtshme, logjistika dhe inovacioni. Një shembull konkret se si studentët tanë përfitojnë janë takimet periodike “CEO Talks” ku ata takohen me CEO-t e kompanive lider në vend dhe marrin këshilla të drejtpërdrejta. Kjo lidhje e kthen auditorin në një urë drejt karrierës. E kthen mësimin në mundësi reale. Kjo është fuqia e të qenit pjesë e një ekonomie të fortë dhe reale.
Jemi krenarë të themi se studentët tanë punësohen edhe gjatë studimeve, por kjo shifër arrin 100% menjëherë pas diplomimit. Këto nuk janë thjesht statistika, por tregues të forcës së modelit tonë dhe cilësisë së bashkëpunimeve që kemi ndërtuar. Çdo element i përvojës në TBU, nga programi i përditësuar mësimor, sistemi i praktikave, deri te orientimi individual i karrierës, është krijuar për t’u dhënë studentëve një avantazh real në treg. Dhe për prindërit, kjo është garancia më e qartë që investimi i tyre do të japë fryte.
Së fundi, cili është mesazhi juaj për familjet që po marrin këtë vendim kaq të rëndësishëm?
Zgjidhni një universitet që jo vetëm premton, por realizon. Një institucion që nuk e sheh fëmijën tuaj si një numër, por si një drejtues të së ardhmes me të cilin të mund të krenohemi. Në TBU, çdo student është një udhëtim më vete. Punojmë çdo ditë që të zhvillohen jo vetëm me një diplomë në dorë, por me vizion, vetëbesim dhe mundësi reale.
Sot po bëni një hap që mund të ndryshojë jetën tuaj, dhe ne jemi këtu për ta shndërruar atë në një udhëtim me vlerë dhe mundësi reale. Jemi të gatshëm të mirëpresim brezin e ardhshëm të studentëve ambiciozë dhe familjeve të përkushtuara, në komunitetin e Tirana Business University.