3 arsye pse Tirana Business University (TBU), është zgjedhja e duhur për maturantët këtë vit akademik
Vendimi i maturantëve për të zgjedhur universitetin që do të kryejnë studimet është pjesa më e vështirë për të ardhmen e tyre, dhe zgjedhja më e mirë për ata që të janë fokusuar në fushën e Biznesit dhe Teknologjisë është Tirana Business University, që tashmë është marrë nga Grupi i Bizneseve BALFIN, me shtrirje në Shqipëri, Rajon dhe më gjerë.
Administratori i Tirana Business University (TBU), Altin Sholla gjatë një interviste në Radion Kombëtare Club FM, tek “Klubi i Mëngjesit” sqaroi se pse Tirana Business University është zgjedhja e duhur e maturantëve për këtë vit akademik dhe në vazhdim, si dhe ndryshimet që prania e Grupit Balfin po sjell.
“Për Tirana Business University duke qënë pjesë e BALFIN Group, mendoj që impakti është shume pozitiv si një nga koorporatat më të mëdha në Shqipëri por edhe në rajon. Duke qenë pjesë e nje grupi shume të madh oportunitetet rriten akoma dhe më shumë, jo vetëm për studentët po për të gjithë sistemin arsiomor në Shqipëri. Marrja e këtij universiteti nga BALFIN Group do ti jap një hov shumë cilësor të gjithë sistemit arsimor të larte në Shqipëri.”- shprehet Sholla.
Për sa i përket kërkesave të punësimit të cilat janë në rritje, Sholla tha: “Thelbi ynë është që të konsolidojmë akoma më shumë punësimin e studentëve në Tirana Business University ku rreth 85% e studentëve janë të punësuar në profil që në vitet e para të studimeve. Marrja nga BALFIN Group do ta rrisë akoma më shumë këtë numër. Kemi goxha sfida, do ta cojmë mbi 95% punësimin e studentëve gjatë studimeve.”
Sholla më pas u ndal tek risitë që Tirana Business University do të ofrojë si pjesë e BALFIN Group: “Përsa i përket ndryshimeve dhe risitë që ka pasur me përfshirjen e Grupit BALFIN, Grupi BALFIN meqënëse është pjesë e biznesit në Shqipëri është foksusuar në ndërtimin e programeve praktike dhe të përthithura nga tregu i punës. Risi për këtë vit është hapja e Fakulteti të Teknologjisë së Informacionit që është fushë shumë e kërkuar. Kemi pasur kërkesa të mëdha nga shumë nxënës dhe maturantë për këtë fushë, kështu që këtë vit ne vijmë me dy programe Master i Shkencave dhe tre Programe Bachelor në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
I pyetur rreth programeve që Tirana Business University ofron, Sholla tha: “Tirana Business University, si dhe nga vetë emri do të vazhdojë të jetë një universitet i fokusuar tek Biznesi dhe tek Drejtësia. Kemi Fakultetin e Biznesit dhe të Drejtësisë dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit. Janë dy fusha mjaft të kërkuara nga studentët dhe janë pjesë që na shkon edhe ne si grup, duke qenë se bëjmë një ndërthurje shumë të mirë midis tregut të punës dhe pjesës akademike.
Përsa i përket bursave që Tirana Business University ofron, Sholla u shpreh “Në Tirana Business University meritrokacia është një ndër ndër parimet bazë, ne duam që studenti që në momentin e parë që vjën në universitet të ballafaqohet me këtë meritrokaci. Ne kemi një sistem shumë interesant të regjistrimit, duke filluar me një cmim progresiv që vjen në rendin zbritës sa më e lartë të jetë mesatarja, dhe sa më e ulët mesatarja, vjen me rend rritës.”
Për maturantët, Sholla tha: “Teknologjia, Biznesi dhe Ekonomia janë kryefjala të tregut punës sot, janë kërkesat që kemi nga maturantët. Sot maturantët kanë ndryshuar shumë qasjen që ata kanë, janë të mirëinformuar, dinë çfarë zgjedhin. Ajo cfarë është e rëndësishme është të zgjedhin universitetin me kualitetin e duhur. Tirana Business University me kapacitetet që ka e ofron dhe do ta konsolidojë akoma më shumë. Faza e procedurave për regjistrim nëpër universitete ka nisur ndaj maturantët nxiten të jenë sa më vigjilent dhe të zgjedhin programet dhe universitetin e duhur për ta.”