Takim prezantues mes studentëve të TBU dhe drejtuesve të Grupit Balfin! Fokusi, praktikat profesionale dhe punësimi i studentëve
U zhvillua në Tiranë një takim prezantues ndërmjet drejtuesve, studentëve, alumnëve dhe pedagogëve të Tirana Business University, me drejtuesit e Grupit BALFIN, ku i pranishëm ishte edhe themeluesi dhe Presidenti i këtij Grupi, Samir Mane.
Mane shprehu kënaqësinë e tij, që 85% e studentëve të Universitetit, punësohen gjatë apo pas studimeve të tyre në shoqëritë e Grupit BALFIN dhe jo vetëm, si një dëshmi e urës së fortë lidhesë të botës akademike me atë të biznesit.
Artan Hoxha, aksioner dhe ish-drejtues i Universitetit, e përshëndeti rolin që BALFIN Group ka patur që prej vitit 2014 në këtë Universitet, me investimet e tij dhe mundësitë e shumta për praktika profesionale dhe mundësi punësimi që i ka dhënë studentëve.
Drejtuesi i ri i Universitetit, Altin Sholla, e vuri theksin tek risitë dhe benefitet që do të ofrojë Tirana Business University, tashmë që do të drejtohet nga Grupi BALFIN.
Edhe studentët e pranishëm treguan përvojën e tyre në këtë universitet që ka kulmuar me punësim, që gjatë apo pas studimeve të tyre.
Grupi BALFIN ka marrë këtë vit paketën kontrolluese të Tirana Business University dhe pritet që për studentët apo gjimnazistët që do regjistrohen këtë vit dhe në vijim në fakultetet e këtij Universiteti, në degë si Menaxhim Biznesi, Drejtësi apo Teknologji e Informacionit, mundësitë për karriera profesionale dhe punësim, do të shtohen.