
Nga gjimnazet e Shqipërisë në finalen e madhe në TBU, përfundon edicioni i dytë i “Financial & Business Education Competition”
Nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, “Financial & Business Education Competition” u mbyll dje me një finale që solli më shumë se një garë, solli emocione, ide dhe shumë energji rinore në Tirana Business University.
Gjatë gjithë rrugëtimit, të rinjtë kaluan përmes sfidave, simulimeve dhe situatave reale të biznesit, duke mësuar si të mendojnë si sipërmarrës dhe si të marrin vendime në kushte konkurrence.
Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Tirana Bank, Sparkassenstiftung für internationale Kooperation dhe Junior Achievement of Albania, duke krijuar një eksperiencë praktike dhe gjithëpërfshirëse për të rinjtë që po hedhin hapat e parë drejt botës së biznesit dhe financave.
Fituesit e edicionit të dytë:
- Vendi i parë: Gjimnazi “Sami Frashëri”, Tiranë
- Vendi i dytë: Gjimnazi “Ali Demi”, Vlorë
- Vendi i tretë: Gjimnazi “Ibrahim Muça”, Librazhd
Por përtej renditjes, ajo që mbeti më shumë ishte fryma e të rinjve, mënyra si ata u përballën me sfida reale, si menduan në grup, si gabuan, u ngritën dhe treguan potencialin e tyre të vërtetë.
Një finale që nuk u mat vetëm me vende, por me energjinë e një brezi që po rritet gati për të krijuar, për të udhëhequr dhe për të ndryshuar të ardhmen e vet.












