
Nga nxënëse në “Drejtuese Për Një Ditë” në TBU, falë programit të partnerëve tanë
Sot në Tirana Business University mirëpritëm Gloria Proko, nga gjimnazi jopublik TES, në kuadër të programit “Leader for One Day”, në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania.
Nën mentorimin e Rektorit të TBU, Prof. Dr. Vasilika Kume, ajo u njoh me rolin e liderit, funksionimin e universitetit dhe proceset e vendimmarrjes dhe komunikimit institucional.
Gjatë ditës Gloria zhvilloi bisedë me Dekanin e Fakultetit të Biznesit dhe Drejtësisë, Prof. Dr. Elvin Meka, si dhe u përfshi në takime dhe aktivitete në Zyrën e Karrierës, Zyrën e Financës, Sekretarinë Mësimore dhe Zyrën e Projekteve, duke fituar një panoramë të plotë mbi jetën akademike dhe administrative në TBU.
Një eksperiencë që e afron më shumë me realitetin e lidershipit dhe vendimmarrjes në arsimin e lartë.
Gloria, një ekselente në arritjet e saj akademike, u dallua për angazhimin dhe kureshtjen gjatë gjithë kësaj eksperience.
I urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj.










