Leksion i hapur mbi Flow, Leadership Skills Development via FLIGBY Serious Game nga Zoltan Buzady, Ph.D.
Ditën e djeshme në TBU kishim kënaqësinë të mirëprisnim Zoltan Buzady, Ph.D, Associate Professor of Leadership Development & Flow nga Corvinus University of Budapest, i cili zhvilloi një trajnim interesant me temën Flow, Leadership Skills Development via FLIGBY Serious Game.
Në trajnim u diskutuan shumë tema interesante dhe një prej tyre ishte ekuilibri midis aftësive dhe sfidave dhe si kjo ndikon në përjetimin e “flow”, që përcakton ndjeshmërinë tonë të lumturisë dhe performancën në sferën profesionale. Ky trajnim ofroi një perspektivë thelbësore për të kuptuar se si mund të përmirësojmë aftësitë tona udhëheqëse dhe të krijojmë një mjedis ku të arrish gjendjen e “flow” më lehtësisht. Trajnimi ishte i frytshëm dhe frymëzues për të gjithë pjesëmarrësit.
Falenderojmë Ph.D. Zoltan Buzady për zhvillimin e një trajnimi kaq të rëndësishëm dhe motivues për zhvillimin profesional dhe personal të studentëve.