TBU dhe Balfin Real Estate trajnojnë maturantët e Harry T. Fultz, mbi praktikat më të mira të shitjeve në tregun imobiliar
Sot në ambientet e TBU u zhvillua trajnimi dedikuarmaturantëve të gjimnazit Harry T. Fultz, në profilin e Biznesit. TBU në bashkëpunim me Balfin Real Estate trajnuan maturantët mbi praktikat më të mira të shitjevenë tregun imobiliar.
Maturantët patën mundësinë të merrnin pjesë në një trajnim të organizuar enkas për ta, nga dy prej eksperteve më të mira të kompanisë Balfin Real Estate, Znj. Fjoralba Barjami dhe Znj. Ermira Bala, të cilat janë Team Leader të projekteve të rëndësishme në fushën e pasurive të paluajtshme, sikurse janë Green Coast Resort dhe Vlora Marina.
Ekspertet e sektorit të shitjeve, i informuan maturantët mbi zhvillimet aktuale të tregut të pasurive të paluajtshme, si dhe i trajnuan ata mbi metodat dhe praktikat më të suksesshme, si dhe ndanë përvojat e tyre personale të rrugëtimit nga bankat e Universitetit, deri në tregun e punës. Një trajnim frymëzues për të rinjtë, i cili ngjalli mjaft diskutime dhe kureshtje, duke qenë se tregu i pasurive të patundshme është mjaft dinamik.
Të qenit pjesë e Grupit BALFIN, na jep një mundësi unike, jo vetëm që studentët tanë më të dalluar ti aftësojmë profesionalisht pranë kompanive të Grupit, por të këmbejmë sinergji edhe me ekspertët përkatës, të cilët të mund tu japin njohuri konkrete dhe praktike studentëve aktuale, apo atyre të ardhshëm, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për sfidat profesionale që do ti presin në të ardhmen.
Fakulteti i Administrimit të Biznesit në TBU është laboratori i së ardhmes, për të gjithë të rinjtë që duan të jenë menaxherë apo sipërmarrës të suksesshëm në tregun vendas apo dhe më gjerë, pikërisht sepse ndërthur më së miri botën akademike të pedagogëve tanë me përvojë, më atë të biznesit, ku ekspertët e Grupit BALFIN dhe jo vetëm, i mbështesin gjithnjë me njohuri dhe informacion studentët tanë.