TBU dhe Fashion Group Albania trajnojnë maturantët e “Besnik Sykja”, mbi shitjet dhe marketingun në industrinë e modës
Sot në ambientet e TBU u zhvillua trajnimi dedikuar maturantëve të gjimnazit “Besnik Sykja”. TBU në bashkëpunim me Fashion Group Albania trajnuan maturantët mbi praktikat më të mira të shitjeve dhe marketingut në industrinë e modës.
Maturantët patën mundësinë të merrnin pjesë në një trajnim të organizuar enkas për ta, nga përfaqësues të kompanisë Fashion Group Albania, Znj. Rozana Stafa, Head of Marketing dhe Znj. Eneida Krosi, Brand Manager për brandet Okaidi&Prenatal.
Përfaqësueset informuan maturantët mbi zhvillimet aktuale të industrisë së modës, si dhe i trajnuan ata mbi metodat dhe praktikat më të suksesshme të shitjeve dhe marketingut, si dhe ndanë përvojat e tyre personale të rrugëtimit nga Universiteti, deri në tregun e punës.
Të qenit pjesë e Grupit BALFIN, na jep një mundësi unike, jo vetëm që studentët tanë më të dalluar ti aftësojmë profesionalisht pranë kompanive të Grupit, por të këmbejmë sinergji edhe me ekspertët përkatës, të cilët të mund tu japin njohuri konkrete dhe praktike studentëve aktuale, apo atyre të ardhshëm, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për sfidat profesionale që do ti presin në të ardhmen.