
Open Session me Prof. Dr. h.c. Sander Schroevers në Tirana Business University: nga Harbin në Moskë, nga Pekin në Tiranë, një leksion global për lidershipin.
Tirana Business University mirëpriti si guest lecturer një figurë të nivelit ndërkombëtar në fushën e lidershipit dhe komunikimit ndërkulturor: Sander Schroevers.
Prof. Dr. h.c. Sander Schroevers është lektor në Global Leadership në Amsterdam University of Applied Sciences, si dhe Profesor i Praktikës në Bahria University (Pakistan). Me një eksperiencë të gjerë akademike dhe drejtuese, ai ka shërbyer si ish dekan në institucione ndërkombëtare si Belt Road Business School në Harbin, Kinë, dhe ka qenë profesor në qytete si Moskë, Islamabad dhe Tbilisi.
Një ekspert i njohur i ndërkombëtarizimit në arsim, Schroevers është President i IECIE, lektor global dhe një nga zërat më të kërkuar në konferenca ndërkombëtare. Ai ka mbajtur leksione në mbi 60 vende të botës dhe është autor i mbi 80 publikimeve dhe librave në fushën e komunikimit ndërkulturor dhe menaxhimit.
Në këtë event morën pjesë studentët e vitit të tretë dhe të të gjitha programeve Master në TBU, si edhe pedagogë të universitetit, duke krijuar një ambient akademik të pasur me diskutim, ide dhe perspektiva globale.
Ky aktivitet është një tjetër dëshmi që Tirana Business University sjell në auditor ekspertë ndërkombëtarë, duke u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe ekspozim real ndaj mendimit dhe praktikave globale.












