
Rrugëtimi Kombëtar i “Financial & Business Education” vijon në gjimnazet e Shqipërisë, duke angazhuar maturantët në sfida reale financiare dhe vendimmarrje strategjike
Vazhdon rrugëtimi i Konkursit Kombëtar “Financial & Business Education” në Tirana Business University, në bashkëpunim me Sparkassenstiftung für internationale Kooperation, Tirana Bank dhe Junior Achievement of Albania.
Maturantë nga gjimnaze të ndryshme në të gjithë Shqipërinë po bëhen pjesë e fazës së parë të konkursit, ku përballen me situata të simuluara financiare dhe marrin vendime në kushte reale loje. Në ekipe, ata analizojnë të ardhurat, shpenzimet dhe zgjedhjet ekonomike që ndikojnë në rezultatet e tyre.
Ky konkurs synon të zhvillojë aftësi praktike në menaxhimin financiar, mendimin strategjik dhe punën në grup, duke i afruar të rinjtë me realitetin e botës së biznesit.
Rrugëtimi vijon në gjimnaze në të gjithë vendin, drejt përzgjedhjes së ekipeve që do të garojnë në fazën finale kombëtare.






