Misioni
Në kuadër të themelimit të 2 kluvebe rinore: TECHPRENEURS & BISPRENEURS, TBU organizon Leadership & Innovation Summer School (LISS), një mundësi unike për gjimnazistët për tu njohur përpara kohe me botën universitare, në mënyrë që ti kenë idetë të qarta për profilin dhe Universitetin që ata do të zgjedhin për rrugëtimin e tyre akademik. Përveçse njihen me mjedisin e tyre të ardhshëm universitar, risia e kësaj shkolle verore të TBU për të rinjtë, është se ajo i mundëson që të kenë gjatë dy javëve të aktiviteteve, akses direkt në botën e biznesit, deri te drejtuesit më të lartë të kompanive të Grupit BALFIN, për tu njohur me mendësinë dhe praktikat e përditshme në nivelet më të larta të sipërmarrjes në Shqipëri.
Objektivat
Synohet që nëpërmjet aktiviteteve të mirëmenduara informuese, argëtuese dhe orientuese, gjimnazistët e viteve të para dhe të dyta, apo dhe ata të viteve të treta të shkollave profesionale, të njihen me Tirana Business University, mjediset dhe pedagogët e saj, programet studimore, si dhe mundësitë e shumta që ajo ofron, që nga laboratorët modern, e deri te mundësitë e panumërta për praktika profesionale dhe punësim. Që të mos jetë një shkollë tipike me leksione dhe seminare, aktivitete të ndryshme argëtuese janë menduar, në mënyrë që të rinjtë të socializohen dhe të kalojnë momente të bukura bashkë.
Programi
Temat që do të trajtojë janë:
Përveç këtyre do të ketë dhe aktivitete si:
Kohëzgjatja
Programi ka një periudhë kohëzgjatje prej 2 javësh.