Nisin trajnimet për modulet e programit Startech Hub nga Tirana Bank
Zhvillohet trajnimi i parë për programin Startech Hub krijuar në bashkëpunim me Tirana Bank për studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Tirana Business University.
Ky program parashikon që studentët të trajnohen mbi tema dhe problematika të përditshmërisë së punës në bankë, që nga sistemet që përdor departamenti i teknologjisë në Tirana Bank, e deri te softet e burimeve njerëzore, dhe jo vetëm.
Trajnimi i parë u zhvillua rreth Burimeve Njerëzore ku përfaqësuesit e këtij departamenti të Tirana Bank ofruan për studentët informacion të plotë rreth strategjive, procedurave dhe metodave që Tirana Bank ndjek për funksionimin e departamentit në mënyrë sa më efikase.
Në përfundim të trajnimeve, studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikën e tyre pranë bankës, dhe pas një vlerësimi final, ata që do të shfaqin rezultate më të larta, do të kenë mundësi të punësohen për një periudhë afatgjatë.