Back

RRETH NESH

Ku Studimi sjell Punësim!

Pse TBU?

Lider në Shqipëri

Ne jemi një universitet lider në Shqipëri fushën e Menaxhimit të Biznesit dhe Teknologjisë së Informacionit.

Mundësi Profesionale

Duke qenë pjesë e një konglomerati si Grupi BALFIN, mundësitë profesionale për të gjithë studentët tanë janë të panumërta.

Punësim të Sigurt

Mbi 150 bizneset tona partnere na sigurojnë punësim të sigurt për 100% të studentëve tanë në profilet tona të studimit.

Ndërlidhje

Stafi akademik i Tirana Business University ka një ndërlidhje të shkëlqyer ndërmjet botës akademike dhe asaj të biznesit.

Pedagogë të Suksesshëm

Pedagogët tanë janë themelues sipërmarrjesh të suksesshme që udhëheqin dhe sot, ose kanë kontribuar për shumë vite në sisteme si ai bankar, apo në industrinë e teknologjisë.

Universitet i Akredituar

Duke qenë një universitet i akredituar, diplomat tona njihen automatikisht në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Pjesë e Programit Erasmus+

TBU është pjesë e programit Erasmus+, duke garantuar mobilitet studentor dhe stafesh akademike në disa universitete ndërkombëtare.

Perspektiva për Sipërmarrje

Ne u mundësojmë të diplomuarve tanë, perspektivat më të mira për të ndërmarrë sipërmarrjet e tyre.

Ndajmë përvojat më të mira

Ekspertët nga fusha e biznesit e Grupit BALFIN janë vazhdimisht të pranishëm në TBU me leksione të hapura, për të ndarë përvojat më të mira në fushën e biznesit me studentët tanë.

Praktika pune pranë BALFIN Group

Studentët tanë mund të ndjekin praktika punë pranë kompanive të Grupit BALFIN dhe mbi 150 bizneseve tona partnere.

Orare Fleksibël

Oraret tona janë fleksibël, duke iu përshtatur nevojave të studentëve tanë që janë të punësuar.

RRETH TBU

“Tirana Business University College” është një institucion arsimor që përgatit profesionistë në fushat e Administrim – Biznesit dhe Teknologjisë së Informacionit, në kontekstin e zhvillimit të tregut global.

I themeluar që në vitin 2010, në vitin 2014 TBU-së iu bashkua si aksioner Grupi BALFIN, një ndër grupet më të mëdha të biznesit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, i themeluar nga sipërmarrësi dhe filantropi Samir Mane.

Pasi nisi veprimtarinë në Tetor të vitit 2010, TBU mori akreditimin institucional dhe të të gjitha programeve të studimit me Vendimin nr.326, dt.15.08.2013 të Ministrit të Arsimit. TBU ka diplomuar 10 breza të studentëve në Bachelor dhe në Master. Mbi 86% e studentëve të TBU-së janë punësuar gjatë studimeve, ose fill pas tyre, në biznese të njohura si: Tirana Bank, Raiffeisen Bank, Neptun Albania, Spar Albania, Mane Development, BALFIN Real Estate, BALFIN Shpk, Deloitte, Credins, Philip Morris, apo në kompani të tjera jashtë vendit.

Në vitin 2023, Grupi BALFIN u bë aksioneri kryesor dhe mori administrimin e Tirana Business University, duke i dhënë një hov të ri zhvillimit të tij, për sa i takon rritjes së standardeve, cilësisë, kërkimit shkencor dhe investimeve në infrastrukturë. Një kampus i ri universitar, në një nga zonat më dinamike të biznesit në Tiranë, ishte vetëm vetëm risia e parë e BALFIN për TBU.

Kjo shkollë e lartë synon përgatitjen e studentëve me njohuritë dhe aftësitë të nevojshme për të përballuar sfidat e një tregu të punës gjithnjë e më konkurrues dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përmes ofrimit të programeve të studimit të përshtatura me nevojat e tregut dhe përmes partneritetit me industrinë dhe komunitetin e biznesit, “Tirana Business University College” synon të edukojë  një brez të ri profesionistësh, të cilët do të jenë të përgatitur për sfidat dhe mundësitë e një tregu global. Kjo përputhet me nevojat e zhvillimit të vazhdueshëm të ekonomisë shqiptare dhe me kërkesat e një shoqërie moderne, të integruar në tregun ndërkombëtar.

Si pjesë integrale e BALFIN Group, TBU (Tirana Business University College) ka mundësinë të përfitojë nga një sërë avantazhesh dhe sinergjish, si:

  • Mundësi për Bashkëpunim dhe Zhvillim: TBU mund të përfitojë nga përvoja dhe burimet e BALFIN Group, për të zhvilluar programe dhe projekte novatore në fushën e arsimit dhe zhvillimit të biznesit e teknologjisë së informacionit.
  • Akses në Rrjetin e Biznesit dhe Industri: Nëpërmjet BALFIN Group, TBU ka mundësi për të ndërtuar lidhje të forta me industrinë dhe bizneset, duke siguruar mundësi praktike për studentët dhe shkëmbim informacioni për fusha të ndryshme të biznesit dhe teknologjisë së informacionit.
  • Burimet dhe Mbështetja Financiare afatgjatë: BALFIN Group mund të ofrojë mbështetje financiare dhe burime për zhvillimin e infrastrukturës, programeve akademike dhe projekteve inovative të TBU-së.
  • Përfitim nga Ekspertiza e Grupit: TBU mund të përfitojë nga ekspertiza dhe përvoja e BALFIN Group në fusha të ndryshme të biznesit dhe teknologjisë së informacionit, duke e bërë atë një institucion akademik më të përshtatshëm me kërkesat e tregut të punës.
  • Mundësi për Programe të Përbashkëta dhe Shkëmbim Kulturor: BALFIN Group dhe TBU mund të zhvillojnë programe të përbashkëta, shkëmbime studentore, dhe veprimitari të tjera, kombëtare dhe rajonale, që promovojnë shkëmbimin kulturor dhe arsimor.

Në përputhje me këto sinergji, TBU ka mundësi të rrisë cilësinë e ofruar dhe të krijojë një mjedis mësimor dhe hulumtues më të pasur për të gjithë pjesëmarrësit e saj.

Në përputhje me vizionin e BALFIN Group, TBU realizoi disa ndryshime strukturore institucionale, si vijon:

  1. Riorganizimi i dy njësive kryesore: “Fakulteti i Administrim Biznesit’’ dhe ‘’Fakulteti i Drejtësisë” në një të vetëm: “Fakulteti i Biznesit dhe Drejtësisë”, me njësitë bazë:
  • Departamenti i Biznesit dhe Financës,
  • Qëndra për Kërkime dhe Studime Ekonomike
  1. Hapja e “Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit ‘’ me njësitë bazë:
  • Departamenti i Informatikës Ekonomike,
  • Departamenti i Inxhinierisë Softuerike,
  • Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike.

Veprimtaria akademike për njësitë bazë dhe kryesore të riorganizuara dhe të reja ka filluar në vitin akademik 2023-2024.

Përqendrimi i burimeve dhe përpjekjeve të TBU-së në këto dy drejtime (administrim – biznes dhe teknologji informacioni) synon modelimin e TBU-së si një IAL “niche”, në tregun e arsimit të lartë shqiptar, ku dhe vet BALFIN Group ka kompetenca dhe aftësi të spikatura. Kjo strategji specializimi synon të krijojë përparësi të prekshme, sidomos në pozicionimin e TBU-së në tregun e punës dhe në procesin e punësimit të shpejtë dhe cilësor.

Ky model pozicionimi në treg synon një nivel më të lartë efikasiteti dhe efektiviteti, në menaxhimin e përgjithshëm dhe atë akademik të institucionit, sikundër ndihmon në krijimin e një profili unik dhe reputacioni të dallueshëm për TBU-në në tregun e arsimit të lartë në vend.

Prioritetet e TBU janë në linjë me ato të Arsimit të Lartë në Shqipëri, konkretisht:

  1. Mbështetja e ekselencës akademike;
  2. Rritja e reputacionit të programeve të studimit në TBU;
  • Avancimi në kërkime, studime dhe veprimtari krijuese;
  1. Ndjekja e ecurisë së studentëve të diplomuar në tregun e punës;
  2. Mbështetja dhe promovimi i rrjetit “TBU Alumni”.

Vlerat, Misioni & Vizioni

Vlerat dhe bindjet që ne kemi në TBU orientojnë të gjithë punën, ambiciet dhe pasionin tonë, për arritjen e misionit dhe objektivave të vendosura. Vlerat tona përcaktojnë se cilët ne jemi. Ato ofrojnë bazën për punën tonë. Ato udhëheqin veprimet dhe sjelljen tonë. Ato ndikojnë në mënyrën se si ne punojmë me njëri-tjetrin – dhe në mënyrën se si angazhohemi për realizimin e misionit

Vizioni

Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një komunitet vizionar dhe etik udhëheqësish të biznesit, që nxit inovacionin dhe përsosmërinë intelektuale, si dhe frymëzon ndryshime pozitive, për një të ardhme të qëndrueshme.

Vlerat

  • Ekselenca:TBU mbart një angazhim për ekselencë në të gjitha fushat, duke synuar cilësinë më të lartë në arsim, kërkim shkencor dhe zhvillim profesional.
  • Integriteti: TBU vlerëson sinqeritetin, transparencën dhe sjelljen etike, duke nxitur një kulturë të integritetit, besimit dhe përgjegjësisë midis studentëve, stafit dhe fakultetit të saj.
  • Inovacioni:TBU inkurajon një kulturë kreativiteti, inovacioni dhe sipërmarrjeje, duke kultivuar aftësinë për të menduar në mënyrë kritike, përshtatur ndaj ndryshimeve dhe zhvilluar zgjidhje progresive me vizion në botën e biznesit.
  • Perspektiva globale:TBU përqafon një mendësi globale, duke vlerësuar diversitetin kulturor dhe duke përgatitur studentët për të qenë të suksesshëm në një botë të ndërthurur duke ofruar mundësi ndërkombëtare, kuptim ndërkulturor dhe një vizion global.
  • Partneriteti: Në TBU, ne i japim prioritet partneritetit dhe bashkëpunimit. Ne ndërtojmë në mënyrë aktive marrëdhënie të forta, transparente dhe me përfitim reciprok, duke përdorur ekspertizën, burimet dhe rrjetet tona për të krijuar vlerë për partnerët tanë strategjik. Ne kultivojmë një mjedis bashkëpunues që vlerëson punën e ekipit, perspektivat e ndryshme dhe mencurinë kolektive të studentëve, fakultetit dhe partnerëve të industrisë, duke krijuar një komunitet mbështetës për rritje dhe sukses.

Misioni

TBU ofron edukim të një standardi të lartë në fushën e Administrim – Biznesit dhe Teknologjisë së Informacionit, duke kultivuar mendësi sipërmarrëse dhe kulturë inovacioni. Nëpërmjet programeve akademike bashkëkohore, kombinimit të mësimit me pervojat praktike, si dhe parteneritetit me Komunitetin e Biznesit dhe atë akademik, ne i ofrojme studentëve një mjedis sfidues dhe mbështetës, që integron studimet me praktikat profesionale dhe përmbush standardet ndërkombëtare të edukimit. Kjo do të realizohet përmes një kurrikule bashkëkohore dhe kombinimit efikas të punës së profesoratit, komunitetit të biznesit dhe përvojës vendase e të huaj.

RRETH GRUPIT BALFIN

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada.

BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz.
Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
 

Me një diversitet të portofolit që përfshin pasuritë e paluajtshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, turizmin, energjinë, arsimin, logjistikën, etj. Grupi BALFIN ka tashmë një rol të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare. Grupi është një partner i besueshëm për kompanitë ndërkombëtare që duan të investojnë në Ballkanin Perëndimor.

Grupi BALFIN ka prioritet çështjet mjedisore, sociale dhe të mirëqeverisjes në të gjitha fushat e biznesit ku operon, duke nxitur një kulturë korporative në përputhje me iniciativat ESG në të gjithë Grupin.

Disa nga kompanitë e Grupit BALFIN janë: Alba-Trade, Neptun, Tirana Bank, Balfin Construction, Spar Albania, ACREM, Green Coast, East Gate Mall, QTU, TEG, Rolling Hills Liqeni, Next to Valamar, Retail Park, Rolling Hills, TBU, Balfin Americas, Go Green, Balfin Real Estate, Tirana Logistic Park, Stella Mare, Milsped Albania, On Solutions, Balfin Development, KidZone-Jumbo, Balfin Asset Management & Hospitality, Fashion Group Albania, etj.

Mesazhi i Presidentit të Grupit BALFIN

Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, në takimet e shpeshta që organizon me studentët e TBU, ka ritheksuar fokusin që BALFIN ka tek edukimi i brezave të ardhshëm dhe punësimi i tyre i sigurt.

“Tirana Business University do të jetë Universiteti më cilësor në Shqipëri dhe investimet e Grupit BALFIN në TBU do të jenë të shpejta dhe dinamike. Shumë vajza dhe djem, që e kanë nisur studimin në TBU, sot drejtojnë kompanitë e Grupit BALFIN në vende të ndryshme të botës, ndaj duhet të besoni fort në aftësitë tuaja dhe ne do të na keni në krah, në çdo hap tuajin. Çdo afrim në Universitetin tonë, e ka të sigurt punësimin nesër” – është shprehur zoti Mane.

ARRITJET TONA

Tirana Business University College njihet gjerësisht si shkollë e lartë e fokusuar te cilësia dhe harmonizimi i teorisë me praktikën. Studentët e 14 brezave të diplomuar prej nesh janë pozicionuar në vende sfiduese në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, kanë kaluar përvoja të jashtëzakonshme falë mobilitetit studentor të programit Erasmus+ dhe kanë përfituar nga përvoja dhe konsulenca e pedagogëve tanë gjatë, por edhe pas studimeve, për të nisur bizneset e tyre të suksesshme.

ADMINISTRIMI I TBU

Tirana Business University sh.p.k (apo TBU sh.p.k ) është person juridik privat, krijuar dhe që funksionon në përputhje me legjislacionin civil e tregtar, regjistruar në QKB me NUIS L01801024T, me aksioner kryesor Grupin BALFIN. Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) Kolegji Universitar “TBU” përbën aktivitetin primar të TBU sh.p.k dhe është organizuar e funksionon në përputhje të plotë me Ligjin Nr. 80/2015 për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL-të në Republikën e Shqipërisë. Statusi tregtar i TBU sh.p.k nga statusi akademik Kolegji Universitar “TBU” janë të dallueshëm, në pavarësi relative por edhe në harmoni mes tyre, në përputhje me parimet dhe rregullat e legjislacionit përkatës në fuqi, të përcaktuara në statutin e TBU sh.p.k dhe statutin e Kolegjit Universitar “TBU”.

Fjala e Administratorit

Dr. Altin SHOLLA

Administrator

Tirana Business University sh.p.k

E-mail: altin.sholla@tbu.edu.al

Dr. Altin Sholla, Administratori i Tirana Business University, po e drejton institucionin në një fazë të re zhvillimi. Si në çdo projekt tjetër të tij, z. Sholla, me pasion për edukimin e lidershipit, krijon një mjedis ku studentët të mund të formojnë profilin e tyre akademik dhe profesional. Falë eksperiencës së tij prej vitit 2007 në botën e arsimit si lektor në Departamentin e Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në sektorin bankar prej vitit 2005 dhe së fundi si Menaxheri i Thesarit i Grupit BALFIN, z. Sholla do ta vërë të gjithë përvojën e tij në forcimin e standardeve dhe cilësisë akademike të TBU.

Në një mesazh drejtuar të gjithë anëtarëve aktualë të TBU por edhe atyre të ardhshëm, z. Sholla shprehet: “Në këtë epokë të re ndryshimi dhe zgjerimi që TBU po ndërmerr, nën drejtimin e Grupit BALFIN, ne synojmë që ta ngremë Universitetin në një kohë rekord, ndër elitën e universiteteve shqiptare dhe në rajon. Pas një cikli serioz investimesh në infrastrukturë, afrimin e stafeve më të mira akademike dhe afrimin e ekselencës së studentëve, leksionet në gjuhën angleze dhe binjakëzimi me universitete prestigjioze ndërkombëtare, janë hapat tonë të ardhshëm, që do t’i japin vlerën e merituar diplomës së TBU për të gjithë studentët. Ata do të kenë me vete, kudo që shkojnë, një diplomë që i hap dyert në të gjitha tregjet e Evropës dhe më gjerë”.

FJALA E REKTORIT

Prof. Dr. Vasilika Kume

Rektor

e-mail: vasilika.kume@tbu.edu.al

Prof. Dr. Vasilika Kume iu bashkua Tirana Business University në pozicionin e Rektorit të këtij institucioni në vitin 2024. Që nga fillimi i karrierës akademike në vitin 1986, Prof. Dr. Kume ka qenë e përkushtuar në mësimdhënie dhe studime shkencore në fushën e Menaxhimit, e profilizuar në Manaxhim Strategjik, Vendimmarrje Manaxheriale dhe Planifikimi Strategjik në organizatat publike dhe jofitimprurëse. Gjatë periudhës 1998-2012 Prof. Dr. Vasilika Kume ka qenë Drejtore Ekzekutive e Programit Master, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, bashkëpunim ky me disa universitete si Universiteti i Nebraskës në SHBA, Universiteti i Bambergut, Gjermani, Universiteti i Modenës në Itali dhe Universiteti Staffordshire në Angli.

Prof. Dr. Vasilika Kume është anëtare e disa bordeve botuese dhe shkencore në revista ndërkombëtare. Ajo është autore e mbi 40 artikujve shkencorë dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit.

Vizioni dhe përkushtimi i saj në ekselencën akademike janë një premisë e rëndësishme drejt një periudhe rritjeje, inovacioni dhe suksesi të TBU.

‘’Falë sinergjive me Grupin BALFIN, TBU ka mundësinë të rrisë cilësinë e ofruar dhe të krijojë një mjedis mësimor dhe hulumtues më të pasur për të gjithë pjesëmarrësit e saj.

Tirana Business University College synon të bëhet një faktor kyç në disiplinën dhe praktikën e manaxhimit dhe lidershipit, në nivel kombëtar dhe me vizionin për të qenë model për rajonin. Ky synim do të kërkojë punë bashkëpunuese të drejtuesve të Institucionit me stafin akademik, studentët dhe ALUMNI. Përveç përmirësimit të cilësisë së programeve, mbështetet edhe zhvillimi i programeve te reja të bazuara në nevojën e komunitetit të biznesit.

Promovimi i një komuniteti të larmishëm dhe aktiv studentësh dhe studiuesish është thelbësor për punën tonë dhe na lejon të arrijmë qëllimin tonë për t’ju ndihmuar të arrini përsosmërinë intelektuale, për të zhvilluar ide të reja dhe adresuar sfidat komplekse si një mënyrë për të çuar përpara ekonominë, kulturën dhe shoqërinë tonë.

I gjithë stafi i TBU është i përkushtuar të krijojë një komunitet vizionar dhe etik udhëheqësish të biznesit, që nxit inovacionin dhe përsosmërinë intelektuale.

Për të realizuar misionin tonë, për t’ju përgjigjur më mirë kërkesave të tregut në përgjithësi dhe veçanërisht kërkesave të ekonomisë shqiptare, programet e ofruara orientohen nga tregu.

Këtu arsimi sjell punësim, duke ju inkurajuar ju: Investoni për arsimimin tuaj në TBU, dhe ne do të ndryshojmë të ardhmen tuaj!’’ – është mesazhi i Rektores.

TBU News

TBU pjesë e Forumit të parë të Ligës së Universiteteve Gjon Durrahium, trajtohet ndërkombëtarizimi

Tirana Business University ishte e pranishme dje në aktivitetin që u zhvillua mbi ndërkombëtarizimin dhe nevojën për ndryshime ligjore që ishin në fokus të forumit...
Lexo më shumë

NextGen Academy: Leksion Praktik për Studentët e TBU-së në Partneritet me BALFIN IT

Next Gen Academy ka hyrë në një fazë të rëndësishme për studentët e Tirana Business University. Në leksionin e radhës, këta të fundit ishin të...
Lexo më shumë

TBU dhe Universiteti “Isa Boletini”, bashkëpunim për hulumtimin dhe praktikat

Tirana Business University ka nënshkruar në mjediset e saj në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës. Kjo marrëveshje...
Lexo më shumë

Shembuj Studimorë nga Bizneset Shqiptare – Libri i Prof. Dr. Vasilika Kume

Prof. Dr. Vasilika Kume ofron një tekst unik me shembuj studimorë të bazuar në mjedisin shqiptar. Libri përfshin analiza nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë...
Lexo më shumë

STAFI AKADEMIK DREJTUES

PROF.ASOC.DR. INDRIT BAHOLLI

Dekan, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
indrit.baholli@tbu.edu.al

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

DR. ERDET KËLLIÇI

Zv. Dekan & Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike

DR. MIMOZA ZENELI

Përgjegjëse e Departamentit të Informatikës Ekonomike

Dokt. Endri Plasari

Lektor

STAFI ADMINISTRATIV

Marsela Salavaçi

Përgjegjëse e Zyrës së Pranimeve
marsela.salavaci@tbu.edu.al

Marsela Salavaçi është pjesë e Tirana Business University në pozicionin Përgjegjëse e Zyrës së Pranimeve dhe Këshillimit të Karrierës. Marsela e ka nisur karrierën e saj si Koordinatore e Marrëdhënieve me Publikun në nje projekt të financuar nga KFW ne Qarkun e Korcës. Që prej vitit 2011 Marsela është bashkuar sektorit të edukimit dhe prej 13 vitesh është angazhuar në Këshillimin e Karrierës dhe Marrëdhënieve me studentët në universitet.

Eliverta Sinoimeri

Përgjegjëse e Financës
eliverta.sinoimeri@tbu.edu.al

Eliverta Sinoimeri është pjesë e Departamentit të Financës në pozicionin Menaxhere Finance pranë Tirana Business University. Me një përvojë të konsiderushme 20 vjeçare në fushën e financës dhe kontabilitetit, në menaxhimin e financave të kompanive ndërkombëtare dhe kombëtare si Mane Tci, ZTE Albania, Albtelecom sha, Scan TV, Voltalia albanie, etj, Eliverta vazhdon të kontriubojë në zhvillimin financiar të Tirana Business University.

Sokol Kondi

Përgjegjës i Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun
sokol.kondi@tbu.edu.al

Sokol Kondi, është drejtor i Marketingut dhe i Marrëdhënieve me Publikun në Tirana Business University College. Me mbi 20 vite përvojë në fushën e medias dhe të komunikimit ai i bashkohet TBU-së pas mbi 5 vitesh eksperiencë si menaxher i Marrëdhënieve me Publikun dhe i Eventeve, pranë Grupit BALFIN, një mjedis dinamik dhe me profil ndërkombëtar, ku ai ka mundur të kontribuojë me aftësitë e tij.

Fatbardha Hodaj

Kryesekretare
fatbardha.hodaj@tbu.edu.al

Fatbardha Hodaj është pjesë e Tirana Business University në pozicionin Kryesekretare. Me një eksperiencë 20 vjeçare në Fatbardha Hodaj është pjesë e Tirana Business University që prej vitit 2014 në Sekretarinë Mësimore duke kontribuar në realizimin dhe mbështetjen e veprimtarive të mësimdhënies të Tirana Business University.

Samel Kruja

Menaxhere Projektesh
samel.kruja@tbu.edu.al

Samel Kruja PhD(c) është angazhuar si Menaxhere e Projekteve pranë Zyrës së Projekteve dhe Ndërkombëtarizimit së TBU, duke kontribuar në rritjen dhe forcimin e ndërkombëtarizimit institucional. Ajo ka një përvojë të konsiderueshme në koordinimin e projekteve ndërkombëtare dhe kombëtare të financuar nga World Bank, RYCO, MAVA Fondation pour la Nature, HELVETAS Swiss Cooperation, RISI Albania etj.

Krista Bombaj

Specialiste e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun
krista.bombaj@tbu.edu.al

Krista Bombaj është pjesë e departamentit të marketingut të Tirana Business University, ku punon si Specialiste e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun. Ajo kontribuon në mënyrë aktive në promovimin dhe ndërtimin e imazhit publik të universitetit, si dhe duke koordinuar eventet e brendshme dhe trajnimet. E diplomuar pranë Tirana Business University, Krista ka ndërtuar një karrierë të suksesshme duke kombinuar njohuritë e saj akademike me përvojën profesionale në fushën e marketingut, komunikimit dhe organizimit të eventeve.

Aristea Shaqiri

Specialiste Finance
aristea.shaqiri@tbu.edu.al

Aristea Shaqiri është pjesë e Departementit të Financës pranë Tirana Business University që prej vitit 2022. Aristea ka përfunduar studimet në programin Bachelor në Administrim Biznesi me profil Menaxhim në TBU, dhe tashmë vijon studimet në Master i Shkencave në Administrim Biznesi në TBU.

Anjeza Masha

Sekretare
anjeza.masha@tbu.edu.al

Anjeza Masha tashmë prej 1 viti është pjesë Sekretarisë Mësimore pranë Tirana Business University. Anjeza Masha aktualisht po ndjek studimet pranë Tirana Business University në programin Bachelor në Administrim Biznesi me profil Menaxhim.

DEA GOCE

Sekretare
dea.goce@tbu.edu.al

Dea Goce është pjesë Sekretarisë Mësimore pranë Tirana Business University që prej vitit 2020. Dea Goce ka përfunduar studimet në programin Bachelor në Administrim Biznesi me profil Menaxhim dhe në Master Profesional me profil Financë-Kontabilitet në TBU.

Julja Husha

Specialiste Marketingu dhe Marrëdhënieve me Publikun
julja.husha@tbu.edu.al

Julja Husha është pjesë e departamentit të Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun, duke kontribuar në promovimin dhe ndërtimin e imazhit publik të Tirana Business University. E diplomuar pranë Tirana Business University ka zhvilluar karrierën e saj dhe ka fituar përvojë në fushën e zhvillimit të karrierës të studentëve gjatë angazhimit në Zyrën e Karrierës dhe Marrëdhënieve Studentore në Tirana Business University. Përtej kësaj, angazhimi si koordinatore në programin IMPACT BY TBU e ka lejuar të kontribuojë në mbështetjen e startup-eve të të ideuara nga të rinjtë.

Ndërkombëtarizimi & Projekte

Në TBU, ne besojmë se sinergjia e përpjekjeve bashkëpunuese është thelbësore për nxitjen e inovacionit, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe nxitjen e ndikimit shoqëror.

Nëpërmjet partneriteteve strategjike, ne përpiqemi të kapërcejmë kufijtë e akademisë tradicionale, duke inkurajuar një kulturë të bashkëpunimit ndërdisiplinor që jo vetëm pasuron komunitetin tonë akademik, por gjithashtu shtrin ndikimin tonë përtej kampusit.
Angazhimi ynë për zhvillimin e projekteve dhe partneriteteve është i rrënjosur thellë në misionin tonë për të krijuar një mjedis dinamik të të mësuarit që ushqen kreativitetin, të menduarit kritik dhe aftësitë praktike të zgjidhjes së problemeve. Duke krijuar aleanca të forta me drejtues të industrisë, organe qeveritare, organizata jofitimprurëse dhe institucione të tjera akademike, ne promovojmë në mënyrë aktive shkëmbimin e ideve dhe ekspertizës, duke shtyrë kufijtë e kërkimit dhe zhvillimit për të adresuar sfidat komplekse të botës reale.
Me një vizion për të qenë lider në arsim, kërkim dhe angazhimin në komunitet, ne e kuptojmë se partneritetet kuptimplota janë të rëndësishme për të na shtyrë drejt këtij qëllimi. Duke lehtësuar një mjedis bashkëpunues, ne synojmë jo vetëm t’i pajisim studentët dhe pedagogët tanë me mjetet e nevojshme për sukses, por edhe të krijojmë një efekt zinxhir që ndikon pozitivisht në shoqëri. Përpjekjet tona në zhvillimin e projekteve dhe partneriteteve udhëhiqen nga besimi se përpjekjet kolektive janë çelësi për transformimin e botës përreth nesh.
Bashkohuni me ne në misionin tonë për të ofruar arsim të standardeve të larta në fushën e biznesit dhe teknologjisë, për të kultivuar një mentalitet sipërmarrës dhe për të nxitur një kulturë inovacioni. Ne jemi të përkushtuar t’i pajisim studentët tanë me njohuri, aftësi dhe vlera etike për të punuar në një mjedis dinamik biznesi. Nëpërmjet programeve akademike, përvojave mësimore dhe praktike, dhe partneriteteve me botën e biznesit, ne u mundësojmë individëve të punësohen dhe i fuqizojmë ata të bëhen liderë të aftë. Së bashku, le të fillojmë një udhëtim bashkëpunimi kuptimplotë, eksplorimi dhe transformimi për përmirësimin e komuniteteve tona lokale dhe globale.
Personi i kontaktit: Samel Kruja (samel.kruja@tbu.edu.al)

Projekte ndërkombëtare:

1. Projekt Erasmus+. TBU në bashkëpunim me Staffordshire University College, Angli ka zbatuar Projektin me Nr. Ref. 2018-1-UK01-KA107-046977 për katër vite akademike 2017-2018, 2018-2019, 2019-2020, 2020-2021. Vendet partnere: Shqipëri, Jordani, Kosovë. Projekt me vlerë: 340,482.00 €.

Qëllimi i projektit ICM është pikërisht lëvizshmëria e studentëve dhe stafit, dhe njohja e tyre me praktikat, metodat dhe kërkesat e mësimdhënies të universiteteve evropiane. Gjatë fazës fillestare të zbatimit, dy studentë morën pjesë për një semestër në universitetin pritës, ndërsa pesë anëtarë të stafit u angazhuan në një trajnim gjithëpërfshirës 10-ditor. Në vitin pasues, tre studentë përfituan një mundësi shkëmbimi për një semestër dhe shtatë anëtarë të stafit përfunduan një program trajnimi të specializuar. Ndërsa projekti përparoi në vitin e tij të tretë, numri i studentëve pjesëmarrës u rrit në katër, secili duke përfituar një semestër pranë universitetit partner në Angli dhe shtatë anëtarë të stafit ndoqën modulet e trajnimit.

2. TBU bashkëpunoi me Universitetin Danubius, Rumani, në një marrëveshje dypalëshe të fokusuar në lehtësimin e mobilitetit së studentëve dhe stafit gjatë dy viteve akademike, veçanërisht nga 2020 në 2021 dhe 2021 në 2022.

Gjatë gjithë këtij partneriteti, një total prej 12 anëtarësh të stafit të TBU u angazhuan në mënyrë aktive në programe të specializuara trajnimi të organizuara nga Universiteti Danubius, të modeluara për të rritur zhvillimin e tyre profesional dhe për të nxitur shkëmbimin e njohurive ndërinstitucionale.

Projekte kombëtare:

1. IMPACT Project është një program për zhvillimin e startup-eve nga Tirana Business University (TBU), i mbështetur nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Ky program është i dedikuar për frymëzim dhe ideim për sipërmarrësit e bizneseve sociale në fazat e hershme. Programi mbulon tema të ndryshme nga Mendimi i Dizajnit dhe Validimi i Idesë së Biznesit, Planifikimi për Inovacionin Social, Strategjitë e shkallëzimit dhe financimi i startup-eve, Mendësia dhe ideja sipërmarrëse, Arti i Pitching & Storytelling, Cikli i Jetës së Startup-it, Aspektet Tatimore dhe Ligjore, Planifikimi Financiar, Analiza e konkurrentëve, Strategjitë e marketingut, teoria e ndryshimit, ndërtimi i një ekipi të suksesshëm, siguria dhe mbrojtja e të dhënave, analizat dhe vizualizimi i të dhënave, produkti i dizajnit të qëndrueshmërisë, metodat e kërkimit për startup-et, menaxhimi dhe matja e ndikimit. Çdo temë është krijuar për të siguruar angazhim maksimal dhe përthithje të njohurive nga mentorët në fushat e tyre përkatëse.
Kohëzgjatja: Korrik 2022 – Janar 2023

Partneritete:

    1. FH Bielefeld – Universiteti i Shkencave të Aplikuara (Gjermani)
    2. IIPCCL – Instituti Ndërkombëtar për të Drejtën Private, Tregtare dhe të Konkurrencës (Austri)
    3. Universiteti Staffordshire (MB)
    4. Universiteti i Ekonomisë i Bratislavës (Sllovaki)
    5. Shkolla e Drejtësisë Amerikane (Qipro, Greqi)
    6. Qendra Mesdhetare e Kërkimeve Sociale dhe Edukative (Romë, Itali)
    7. Universiteti i Bialystok (Poloni)
    8. Universiteti i Lodz (Poloni)
    9. Universiteti Danubius (Rumani)
    10. Kolegji Dukagjini (Kosovë)
    11. Kolegji Universitar Pjeter Budi i Prishtinës (Kosovë)
    12. Universiteti Fan S. Noli (Shqipëri)
    13. Kolegji Universitar Ëisdom (Shqipëri)
    14. Universiteti Europian i Tiranës (Shqipëri)
    15. Universiteti Polis (Shqipëri)
    16. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (Shqipëri)

VEPRIMTARIA KËRKIMORE SHKENCORE

Klikoni më poshtë për t’u njohur me veprimtarinë kërkimore-shkencore të stafit akademik.

DEPARTAMENTET

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

i) Departamenti i Informatikës Ekonomike
ii) Departamenti i Inxhinierisë Software
iii) Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike

Fakulteti i Biznesit dhe i Drejtësisë

i) Departamenti i Biznesit dhe Financës
ii) Departamenti i Drejtësisë
iii) Qendra për Kërkime dhe Studime Ekonomike dhe Juridike (QKSEJ)

BORDI NDËRKOMBËTAR

Bordi Ndërkombëtar Këshillimor i TBU përbëhet nga:

  • Rektor nderi, profesor Dr. Horst-dieter Westerhoff
  • Dekan nderi, fakulteti administrim biznesi Prof. Em. Dr. Jürgen Wolfbauer
  • Dr. Gary j. Reid
    Stephen Barclay Straus
  • Oliver Whittle

SENATI AKADEMIK

Senati Akademik i TBU është organi kolegjial më i lartë akademik.
Senati Akademik i TBU përbëhet nga:

  • Prof. Dr. Ilia KRISTO, Kryetar
  • Dr. Abaz ALIKO, Anëtar
  • PhD. Mirgen PRENÇE, Anëtar
  • Iris LLACI, Anëtar, Student
  • Silvi BANO, Anëtar, Student

PUNËSIMI NË TBU

Tirana Business University nëpërmjet këtij njoftimi kërkon të punësojë staf akademik
me kohë të plotë si më poshtë:
1. Katër staf akademik në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit
2. Katër staf akademik në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë
Kriteret kualifikuese:
1. Përvojë në mësimdhënie
2. Kandidatët duhet të kenë mbrojtur Gradën Doktor i Shkencave/PhD,
dhe/apo Titullin Shkencor Prof. Dr. / Prof. Asoc. Dr.
3. Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze
4. Publikime në revista shkencore me faktor impakti

Dokumentacioni:
1. CV
2. Dëshmi e Gjuhës së Huaj
3. Diplomat + lista e notave
4. Titujt Akademik
5. Dy Letra Reference
6. Letër interesi
Aplikimet mund të dërgohen në adresën hr@tbu.edu.al deri më datë 09 korrik 2024.
 *Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

× Si mund t'iu ndihmojmë