
TBU mirëpret studentët MBA nga Montclair State University
Tirana Business University mirëpriti një grup studentësh MBA nga Montclair State University, në një vizitë akademike të fokusuar në mjedisin e biznesit dhe lidershipin.
Aktiviteti përfshiu një prezantim nga AmCham Albania, përfaqësuar nga Neritan Mullaj, si dhe një diskutim të hapur mbi klimën e biznesit në Shqipëri.
Në vijim, Dr. Altin Sholla, administrator i TBU, udhëhoqi një sesion interaktiv mbi lidershipin nën presion, duke ndarë perspektiva praktike dhe qasje bashkëkohore.
Aktiviteti u përmbyll me një sesion pyetje–përgjigje, duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave mes studentëve dhe pjesëmarrësve.
TBU po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një pikë të rëndësishme ndalimi për studentët e huaj që duan të marrin njohuri dhe kontakte mbi mjedisin e sipërmarrjes në Shqipëri dhe në Ballkan në tërësi.
Gjatë muajve të kaluar, grupe studentësh nga Universitetet e Lionit dhe të Tuluzës në Francë, vizituan gjithashtu TBU dhe u njohën me auditorët dhe pedagogët tanë.














