
Sesion i CEO Talks
Sot në Tirana Business University u zhvillua një tjetër sesion i CEO Talks, me të ftuar Z. Genci Likoskendaj, Founder në ICT & Business Strategy, Doktor Shkencash në Informatikë, me mbi 30 vite eksperiencë në sektorin e teknologjisë dhe telekomunikacionit.
Gjatë sesionit, ai ndau me studentët mësime mbi inovacionin, lidershipin dhe zhvillimin në sektorin ICT, duke sjellë eksperienca konkrete nga rrugëtimi i tij profesional dhe mënyrën se si ndërtohen produkte të shkallëzueshme, zhvillohet mendësia sipërmarrëse dhe përballohen sfidat reale të tregut.
Gjithashtu, u prezantua startup-i LookUP si një shembull konkret i kthimit të një ideje inovative në një zgjidhje reale për tregun.
Një sesion që solli vlerë reale dhe frymëzim për studentët drejt një të ardhmeje në teknologji dhe sipërmarrje.









