Panairi Work and Study, qindra të rinj zgjedhin Tirana Business University
U përmbyll me sukses dy ditëshi i Panairit Work and Study, i zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Dita e dytë u shoqërua edhe me vizitën e Presidentit të Grupit BALFIN, z. Samir Mane në stendën e Tirana Business University.
Z. Mane i nxiti studentët e TBU por edhe të rinjtë e tjerë në panair, që të besojnë fort në aftësitë e tyre, si dhe të investojnë në dije dhe shkollim, si një hap i rëndësishëm për të ardhmen e tyre.Së bashku me Grupin BALFIN, gjatë këtij panairi, informuam dhe orientuam mijëra të rinj nga gjimnazet e Tiranës dhe të Kamzës, për mundësitë më të mira që përshtaten me nevojat e tyre, për sa i përket arsimimit dhe punësimit.
TBU po angazhohet fort, që së bashku me Grupin BALFIN, të bëjë të mundur sa më parë, që të kthehet në një epiqendër për zhvillimin dhe aftësimin akademik dhe profesional të të gjithë të rinjve ekselentë, që janë në gjirin tonë, apo që po na bashkohen dita ditës, gjithnjë e më shumë.Gjatë Panairit Work and Study, që e shtriu aktivitetin e tij në të gjitha qarqet e vendit, qindra të rinj rezervuan vendin e tyre në TBU, duke përfituar edhe nga politikat lehtësuese të universitetit për rezervimet e hershme.