
Harvard Balkan Trek 2026: studentë nga Harvard, MIT & Stanford vizitojnë Tirana Business University
Dje në Tirana Business University patëm kënaqësinë të mirëpresim delegacionin e Harvard Balkan Trek 2026 për një diskutim të hapur mbi biznesin, lidershipin dhe zhvillimin.
Një e ftuar e veçantë në këtë event ishte znj. Edlira Muka – Chief Executive Officer e BALFIN Group, e cila ndau me studentët njohuri të vlefshme mbi rrugëtimin e grupit, zgjerimin dhe planet e ardhshme, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi realitetin e ndërtimit dhe rritjes së bizneseve në tregje të ndryshme.
Studentë nga Harvard University, Massachusetts Institute of Technology dhe Stanford University u përfshinë në një shkëmbim domethënës idesh dhe perspektivash, duke e bërë diskutimin shumë të vlefshëm dhe frymëzues. Biseda të tilla janë thelbësore, pasi lejojnë ndarjen e ideve, eksperiencave dhe sfidave me brezin e ardhshëm.









