Retail Academy
Retail Academy është qendra e parë e formimit profesional në Shqipëri, e dedikuar ekskluzivisht sektorit të shitjes me pakicë. Ajo është krijuar për të përgatitur profesionistë të retail-it me aftësitë, njohuritë dhe qasjen praktike të nevojshme për një industri në zhvillim të vazhdueshëm.
Programi i Retail Academy ka ndërthurur në mënyrë të strukturuar trajnimin praktik, ekspertizën akademike dhe përdorimin e teknologjive inovative, duke u fokusuar në menaxhimin e operacioneve dhe ekipeve në retail, përmirësimin e eksperiencës së klientit, analizën e tregut dhe optimizimin e proceseve përmes zgjidhjeve digjitale.
Pjesëmarrësit kanë përfituar një përvojë të plotë zhvillimi profesional, e orientuar drejt zbatimit të menjëhershëm në vendin e punës, duke forcuar aftësitë e lidershipit, menaxhimit të performancës dhe marrjes së vendimeve strategjike.
Retail Academy ka vendosur një standard të ri profesionalizmi në industrinë e shitjes me pakicë, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e profesionistëve që udhëheqin transformimin e retail-it në Shqipëri dhe rajon.
Galeria





