
Konkursit Kombëtar “Financial & Business Education”
Vazhdon rrugëtimi i Konkursit Kombëtar “Financial & Business Education” në Tirana Business University, në bashkëpunim me Sparkassenstiftung für internationale Kooperation, Tirana Bank dhe Junior Achievement of Albania, me pjesëmarrjen e maturantëve nga Gjimnazi “Sami Frashëri”.
Nxënësit u angazhuan në fazën e parë të konkursit, ku u përballën me situata të simuluara financiare dhe vendimmarrje në kushte të ngjashme me realitetin e tregut. Në grupe, ata analizuan të ardhurat, shpenzimet dhe zgjedhjet ekonomike që ndikojnë në rezultatet e tyre.
Ky konkurs synon të zhvillojë aftësi praktike në menaxhimin financiar, mendimin kritik dhe punën në grup, duke i afruar të rinjtë me realitetin e botës së biznesit dhe ekonomisë.
Rruga e konkursit vijon në gjimnaze të tjera në të gjithë vendin, ku çdo shkollë do të përzgjedhë ekipin përfaqësues që kalon në fazën finale kombëtare.










