
Studentët e TBU, pjesëmarrës dhe staf mbështetës në “7th Annual Leadership Forum”, Visionary Leadership in the AI Era
Studentët e TBU morën pjesë si pjesëmarrës dhe staf mbështetës në edicionin e 7-të të “Annual Leadership Forum”, “Visionary Leadership in the AI Era”, i zhvilluar në Tiranë, ku u diskutua roli i lidershipit vizionar në një botë të transformuar nga Inteligjenca Artificiale.
Për të dytin vit radhazi, studentët tanë u angazhuan në këtë forum përkrah drejtuesve ekzekutivë dhe vendimmarrësve nga i gjithë Ballkani Perëndimor, një mundësi elitare e realizuar në bashkëpunim me JM Solutions dhe drejtuesin e saj, Josh Miekley.
Pjesëmarrja në këtë event përfaqësoi një përvojë të rëndësishme për studentët e TBU, duke i vendosur ata në një mjedis real të lidershipit, komunikimit dhe organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare.
Në një epokë ku Inteligjenca Artificiale po ndikon çdo industri, kjo eksperiencë theksoi rëndësinë e lidershipit që udhëheq ndryshimin dhe nuk e ndjek atë.
Kjo përvojë pasqyron qasjen e TBU, ku mësimi shkon përtej auditorit dhe ndërtohet përmes përfshirjes në përvoja reale.
Studentët tanë treguan profesionalizëm, përkushtim dhe aftësi bashkëpunimi në mbështetjen e organizimit të një eventi të këtij niveli ndërkombëtar.






